LAJMI I FUNDIT:

Java e ardhshme me shi e borë

Java e ardhshme me shi e borë

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë pesë ditëve të ardhshme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët .

Në këtë gjendje meteorologjike do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, kurse në viset malore me lartësi mbidetare mbi 1200m reshjet e shiut do të jenë të përziera me fjolla bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të regjistrohen nga 8-16 gradë Celsius, transmeton Telegrafi.


Temperaturat e larta 16C do të jenë vetëm ditën e hënë dhe në pjesën e parë të ditës së martë, ku pastaj maksimalet do të ulën nën 10C .

Do të fryjë erë herë-herë me vrull nga drejtimi i jugperëndimit dhe më tej nga verilindja, shpejtësia e së cilës do të arrijë mbi 13m/s. /Telegrafi/