Java e 15-të e Ligës së Parë të Maqedonisë sjell risi në oraret

Edhe pse e gjithë vëmendja e futbollit është në Prishtinë, ku sot do të luhet ndeshja e javës së katër të Ligës së Konferencës, në mes Dritës dhe Shkëndijës, në fundjavë rikthehet kampionati vendor, njofton Telegrafi.
Duke nisur prej nesër, fillojnë duelet e javës së 15-të në Ligën e Parë të Maqedonisë. Këtë herë kampionati vendor vjen me një risi interesante, e cila nuk është parë këtë sezon, e ndoshta as më parë në historinë e kampionatit.
Ndeshjet do të luhen në periudhën standarde nga e premtja deri të hënën, mirëpo për herë të parë këtë edicion do të kemi dy duele që nisin në orën 12:30, termin i cili zakonisht përdoret në kampionate si Serie A italiane.
Programi i plotë i javës së 15-të:
28.11, 13:00 – Sileksi vs Arsimi (Kratovë)
29.11, 12:30 – Pelisteri vs Makedonija GJ.P (Manastir)
29.11, 13:00 – Brera vs Tikveshi (Strumicë)
30.11, 12:30 – Struga Trim&Lum vs Bashkimi (Strugë)
30.11, 13:00 – Vardari vs Shkupi (Shkup – FFM)
01.12, 13:00 – Shkëndija vs Rabotniçki (Tetovë)
Vardari, me fitore eventuale ndaj Shkupit, mund të sigurojë titullin e vjeshtës, nëse njëkohësisht Struga humb në përballjen e saj. Përveç kësaj jave, deri në përfundim të pjesës vjeshtore të kampionatit do të zhvillohet edhe një xhiro. /Telegrafi/



















































