Jason Momoa rruan mjekrrën për herë të parë pas gjashtë vitesh, duket si i panjohur

Aktori amerikan, Jason Momoa, e ka rruar mjekrën e tij karakteristike për herë të parë pas gjashtë vitesh, në përgatitje të xhirimeve të filmit “Dune III”.
Momoa do ta ri-luajë rolin e tij si shpatar Duncan Idaho në episodin e tretë, pasi mungoi në xhirimet e episodit të dytë të filmit në vitin 2024.
"Dreq", bëri shaka ai në një video të ndarë në Instagram pasi hoqi mjekrën e tij karakteristike, duke shtuar: "E urrej”.
Duke e quajtur fillimin e një kapitulli të ri, Jason shtoi: "Vetëm për ty" në një përshëndetje për regjisorin e "Dune", Denis Villeneuve.
Djali i tij 16-vjeçar, Nakoa-Wolf Momoa, të cilin e ka me ish-gruan Lisa Bonet, është zgjedhur si Leto II në vazhdimin e ardhshëm.

"Ai po shfaqet për herë të parë në industri. Do të jetë mirë. Ia ka dalë mbanë vetë. Do që fëmijët e tu të jenë më të mirë se ti, dhe unë vërtet, me të vërtetë besoj se ai është”.
Në librat e Frank Herbert, personazhi i tij Duncan kthehet si një klon, megjithëse është e paqartë nëse Villeneuve do ta ndjekë këtë rrugë.
Në filmin e ardhshëm do të luajnë edhe anëtarët e kastit Timothee Chalamet, Zendaya dhe Florence Pugh. /Telegrafi/



























































