LAJMI I FUNDIT:

Jashari: Familja jonë u vetëflijua për lirinë e Kosovës

Jashari: Familja jonë u vetëflijua për lirinë e Kosovës

Në përvjetorin e 12 të pavarësisë së Kosovës homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz ka bërë edhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari i shoqëruar edhe nga kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

I pari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari tha se populli i Kosovës ka vuajtur shumë për të festuar këso ditë si këtë të pavarësisë së Kosovës.


Bekim Jashari i cili është edhe djali i heroit, Hamëz Jashari tha se flijimi i familjes së tij ishte me vetëdije vetëm që Kosova të ishte e lirë.

“Sot jemi në 12-vjetorin e shpalljes të pavarësisë, shtetit tonë të shumëvuajtur të këtij populli të pritjes me shekuj për ketë ditë. Këtë vit jemi edhe në prag të 21-vjetorit të çlirimit dhe 22-vjetorit të familjes Jashari. Nj ë rënie një vetëflijim me vetëdije që ne sot jemi të lirë. Ne sot kemi një obligim ta forcojmë dhe ta ndërtojmë këtë shtet por vetëm të bashkuar mund ta bëjmë këtë gjë”, tha ai.

Kurse, kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci tha se dita e sotme nuk është e kobshme, por rënia e familjes Jashari është ngjarje heroike që i bënë krenarë të gjithë.

“Kob nuk ka pasur këtu sepse për 10 vite rresht kanë bërë rezistencë i madh e i vogël burra e gra, fëmijë e të mëdhenj dhe ka qenë një ngjarje e jashtëzakonshme, një ngjarje heroike e cila na ka bërë krenar dhe na ka bërë të ecin përpara gjithmonë për të mirën e qytetarëve”, u shpreh Lladrovci.

Ndërsa, kryetari i Organizatës së Veteranëve dhe Luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati duke uruar të gjithë qytetarët e Kosovës 12-vjetorin e pavarësisë së Kosovës tha se Prekazi dhe familja Jashari janë të shenjtë për Kosovën dhe popullin shqiptar.

“Ne sot gjendemi në vendin e shenjtë të Kosovës dhe të shqiptarëve ku këtu në Prekaz familja Jashari, shokët e tij bashkëfshatarët e tij, bashkëluftëtarët e tij që dhanë jetën për ditën që ne sot të kemi pavarësinë. Sot ne kemi 12-vjetorin e pavarësisë dhe 22-vjetorin e rënies së komandantit Adem Jashari me familje shumë shpejt data po afrohet”, deklaroi Gucati.

Në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz homazhe kanë bërë edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti me kabinetin e tij si dhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori