LAJMI I FUNDIT:

Jashari dekoron mjekët e Gardës Kombëtare të Ajovës për mbështetjen në zhvillimin e mjekësisë ushtarake

Jashari dekoron mjekët e Gardës Kombëtare të Ajovës për mbështetjen në zhvillimin e mjekësisë ushtarake

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka dekoruar personelin mjekësor të Gardës Kombëtare të Ajovës, si shenjë mirënjohjeje për angazhimin dhe kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në zhvillimin e kapaciteteve të mjekësisë ushtarake të FSK-së.

Në një postim në Facebook, FSK njoftoi se personeli i Gardës Kombëtare të Ajovës ka ofruar mbështetje të vazhdueshme për Regjimentin e Mjekësisë së FSK-së, duke siguruar trajnime të specializuara dhe duke dhënë ekspertizë dhe mbështetje profesionale.

Ky bashkëpunim ka qenë kyç për ngritjen e kapaciteteve mjekësore të FSK-së, deri në validimin e këtyre kapaciteteve për Role 1.


“KOMFSK vlerësoi lartë kontributin dhe ndihmën që Garda Kombëtare të Ajovës ka dhënë në funksion të ngritjes së kapaciteteve mjekësore në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Gjithashtu, së bashku u dakorduan për bashkëpunim të mëtejshëm në zhvillimin e këtyre kapaciteteve,” thuhet në njoftimin e FSK-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori