Qeveria e Kosovës nuk i ka procesuar pagat për muajin shtator për mësimdhënësit të cilët kanë qenë pjesë e grevës së SBASHK-ut.
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, (SBAShK), Rrahman Jasharaj tha për Telegrafin se nëse nuk procedohen pagat deri më 5 tetor, mund të kthehemi sërish në grevë.
Ndërkaq, veprimin e Qeverisë e ka quajtur “thikë pas shpine”.
“Ne e cilësuam këtë gjë si thikë pas shpine të Qeverisë Kurti, teksa e menduam se Qeveria do të ketë mesazh pozitiv për fillimin e vitit shkollor, ata bënë edhe një shkelje të ligjeve. Kjo pasi ua ndaloi pagat tash për tash punëtorëve të arsimit të cilët ishin në grevë por jo edhe për shërbyesit civil, të cilët ishin bashkë me ne në grevë në kuadër të BSPK-së. Gjersa nesër është 5 tetori, Dita Ndërkombëtare e Mësuesve, kjo është dhurata e Kurtit për këtë ditë që në tërë rruzullin tokësorë vetëm në Kosovë mësuesit janë pa paga”, tha ai.
SBASHK-u vendimin e Qeverisë e cilëson si dëshirë për vazhdimin e grevave dhe konflikteve.
“Nuk kemi si ta lexojmë ndryshe përpos asaj se Qeveria duke se ka dëshirë që në Kosovë të ketë greva sepse asnjë Qeveri në botë nuk do të vepronte kështu, menjëherë pas fillimit të vitit shkollor dhe ndërprerjes së grevës”, deklaroi Jasharaj.
I pari i SBASHK-ut nuk la pa komentuar edhe deklaratën e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci e cila ka deklaruar se pagat do të procesohen vetëm për ata që kanë punuar.
Jasharaj tha se Nagavci po krijon përçarje mes mësimdhënësve, duke i shpërblyer ata që iu kanë bindur për ndërprerje të grevës dhe duke i ndëshkuar të tjerët për respektim të saj.
“Ministrja Nagavci asnjë ditë nuk veproi si ministre e Arsimit. Ajo në vend të deklaratave përçarëse dhe fyese është dashur të ndihet keq që tërë sektorin e arsimit e ka në grevë. Nagavci shkoi shkollë më shkollë gjatë grevës, atje ku ka menduar se i ecin fjalët për ta thyer grevën dhe tash si ministre e të gjithëve dashka të bëjë përçarje nëpër shkolla dhe t’i shpërblejë ata mësues që e ndërprenë grevën dhe t’i ndëshkojë e kanë respektuar grevën ”, theksoi ai.
Jasharaj tutje shtoi se nëse pagat për mësimdhënësit nuk procesohen deri më 5 tetor, do të mblidhet anëtarësia e SBASHK-ut dhe nuk mund të garantojë që nuk do të kthehet prapë greva.
“Kjo është Qeveria jonë që e zgjodhëm vetë, sepse 51 përqind të votave nuk janë marrë jashtë arsimit. Shumë nga kolegët e mi kanë votuar pro kësaj Qeverie, e cila po i shpërblen në këtë mënyrë. Me këto veprime këta po duan që greva të vazhdojë dhe kjo është qasje e gabuar. Uroj që t’i procesojë pagat, sepse nuk garantojë se çfarë do të ndodhë. Në të kundërtën do t’i thërrasim organet e SBASHK-ut dhe të bisedojmë për hapat e tjerë dhe pa dëshirën tonë mund që të ketë kërkesa që greva të kthehet. Cilindo vendim që e merr anëtarësia e SBASHK-ut unë do ta respektoj, pavarësisht njerëzve të Qeverisë, u pa kush është fajtori. Jasharaj nuk është fajtorë”, deklaroi ai.
Kryetari Jasharaj po ashtu theksoi faktin që nuk mund të pranojnë para nga prindërit të cilët i kanë fyer dhe kërcënuar gjatë kohës kur ishin në grevë.
“Unë e vlerësoj mirëpo nuk është zgjedhje kur Këshilli i Prindërve del me njoftimin se gjoja do të mbledhë para që t’i paguajë mësimdhënësit. Neve nuk na duhet lëmosha, mirëpo paratë që na takojnë. Nuk duam para nga prindërit të cilët na fyen e kërcënuan sepse një pjesë e tyre do të shkojnë në shkollë dhe do t’ua lodhin shpirtin mësimdhënësve duke iu thënë ‘ec puno, mshele gojën sepse unë të kam dhënë para’”, përfundoi Jasharaj./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?