Japonia vuri në gatishmëri mbrojtjen e saj raketore balistike të hënën dhe paralajmëroi se do të rrëzonte çdo predhë që kërcënonte territorin e saj pasi Koreja e Veriut e njoftoi atë për lansimin e një sateliti ushtarak – midis 31 majit dhe 11 qershorit – në orbitë.
Koreja e Veriut e armatosur me armë bërthamore thotë se ka përfunduar satelitin e saj të parë spiun ushtarak dhe udhëheqësi Kim Jong Un ka miratuar përgatitjet përfundimtare për lëshimin e tij, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
“Qeveria e pranon se ekziston mundësia që sateliti mund të kalojë nëpër territorin e vendit tonë”, ka thënë zyrtari japonez Hirokazu Matsuno, në një konferencë të rregullt pasi Koreja e Veriut informoi rojën bregdetare japoneze për lansimin e planifikuar.
Urdhri i ministrisë japoneze të mbrojtjes, i pari në përgjigje të një lansimi hapësinor të Koresë së Veriut që nga viti 2016, vjen pasi Japonia në prill dërgoi në Detin e Kinës Lindore një shkatërrues që mbante interceptorët Standard Missile-3 (SM-3) që mund të godasin objektivat në hapësirë, dhe dërgoi raketa PAC-3 me bazë tokësore, të dizajnuara për të goditur koka luftarake më afër tokës, në ishujt Okinawan.
Analistët thonë se sateliti është pjesë e një programi të teknologjisë së vëzhgimit, që përfshin drone, që synojnë të përmirësojnë aftësinë e tij për të goditur objektivat në rast lufte.
Koreja e Veriut ka kryer një sërë lëshimesh raketash dhe testesh armësh në muajt e fundit, duke përfshirë një raketë të re balistike ndërkontinentale.
Kryeministri japonez Fumio Kishida u tha gazetarëve se çdo lëshim i raketës nga Koreja e Veriut do të ishte një shkelje serioze e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që dënojnë aktivitetin e saj bërthamor dhe raketor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Musk: Linja e frontit të Ukrainës bie nëse e çaktivizoj Starlink

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa