LAJMI I FUNDIT:

Japonia do të hap ambasadën e saj në Kosovë në prill të 2020-ës

Japonia do të hap ambasadën e saj në Kosovë në prill të 2020-ës

Deputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla, ka thënë se Japonia do ta hapë ambasadën e saj në Kosovës në prillin e vitit 2020.

Balla në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se Japonia ka njohur shtetin e Kosovës dhe besojnë në mbështetjen e saj për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

“Japonia është një financues i rëndësishëm i disa projekteve të mëdha zhvillimi në Shqipëri, me rreth 380 milionë dollarë investime, në formë grantesh, bashkëpunim ekonomik, kredi të buta etj. Pas Ambasadës në Tiranë, morëm konfirmimin se në Prill 2020 do të hapet edhe Ambasada e Japonisë në Prishtinë. Japonia ka njohur shtetin e Kosovës, por besojmë në mbështetjen e saj për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, ka shkruar ai.


Ndryshe Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, këtë muaj është pritur nga Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, në një vizitë zyrtare në Japoni, ku mori pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Perandorit Naruhito.

Në këtë takim ishte konfirmuar hapja e Ambasadës së Japonisë vitin e ardhshëm.

Thaçi takon kryeministrin Abe, konfirmohet hapja e ambasadës së Japonisë vitin e ardhshëm në Prishtinë
Lexo po ashtu Thaçi takon kryeministrin Abe, konfirmohet hapja e ambasadës së Japonisë vitin e ardhshëm në Prishtinë

“Hapja e Ambasadës së Japonisë në Prishtinë në fillim të vitit të ardhshëm dhe samiti i suksesshëm i bizneseve nga Kosova, Japonia e Austria në Vjenë, në fillim të këtij muaji, janë konfirmim i këtij avancimi”, pati thënë presidenti Thaçi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Lajme
Kalo në kategori