LAJMI I FUNDIT:

Japonezi humb USB-në me të dhënat personale të gjysmë milioni banorëve

Japonezi humb USB-në me të dhënat personale të gjysmë milioni banorëve

Një burrë nga Japonia, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, ka humbur një USB brenda të cilit kishte të dhënat personale të afro gjysmë milioni njerëzve.

Kjo ndodhi kur ia teproi me alkool në një restorant në qytetin japonez Amagasaki, në veriperëndim të Osakas, transmeton Telegrafi.

Për disa orë qëndroi në restorant me kolegët e punës. Pasi u largua kuptoi se po i mungon USB-ja që e kishte në çantë.


Transmetuesi publik i Japonisë, NHK raporton se bëhet fjalë për një burrë në të 40-at.

Puna në kompaninë që ofron të dhëna të qytetarëve që janë liruar nga taksat, ka konfirmuar humbjen e USB-ës.

Më 21 qershor ai kishte mbushur USB-në me të dhënat e afro gjysmë milioni banorëve, e vetëm një ditë më pas atë e humbi.

Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se në USB gjendeshin emrat, mbiemrat, datat e lindjes, adresat e banimit, të dhënat e taksave, numrat e llogarive bankare dhe informatat tjera për familjet që marrin ndihmë sociale.

Siç raporton BBC, të dhënat megjithatë janë të koduara dhe mbyllura me fjalëkalim. Organet kompetente pretendojnë se nuk ka indikacione që dikush deri më tani ka tentuar të ketë qasje në to. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Astronomët zbulojnë

Astronomët zbulojnë "çelësin" që na ndihmon të kërkojmë për jetë në planete tjera

Botë
Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Botë
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Kalo në kategori