LAJMI I FUNDIT:

Japonezi i dhuroi policisë lokale, hiq më pak se një Nissan GT-R (Foto)

Japonezi i dhuroi policisë lokale, hiq më pak se një Nissan GT-R (Foto)

Vetëm fati mund ta shpëtoi dikë, të cilin policia e ndjekë me GT-R të ri

Herën tjetër që jeni në Tochigi të Japonisë, kujdesuni të mos e tejkaloni shpejtësinë e lejuar, apo të bëni ndonjë shkelje tjetër trafiku dhe të provoni të largoheni me shpejtësi, transmeton Telegrafi.


Në të kundërtën, ky Nissan GT-R do t’ju arrijë dhe vështirë se ndonjë makinë tjetër, mund t’ia kalojë. Sepse jo shumë vetura munden. Kompania Nissan, ka bërë të ditur se një banor e ka dhënë si donacion këtë GT-R që prodhon 565 kuajfuqi, që do të shfrytëzohet për nevoja të policisë lokale.

Shefi i policisë jo vetëm se e mirëpriti dhuratën, por organizoi ceremoni të veçantë për ta nderuar.

Makina e fuqishme nuk ka asnjë modifikim shtesë, pasi as që i nevojitet ndonjë. Megjithatë, është lyer dhe i janë vënë shenjat dalluese të policisë, dritën sinjalizuese në tavan dhe ato LED në pjesën e përparme.

Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, kjo veturë e zë për 2.7-sekonda, ndërsa arrin shpejtësi maksimale prek 320 kilometrave në orë. Nuk dihet nëse ky GT-R do të shfrytëzohet për patrullim, apo do të aktivizohet vetëm në raste të veçanta, apo edhe angazhime tjera në komunën ku shfrytëzohet.

Detajet për pronarin që bëri këtë dhuratë bujare, nuk janë bërë të ditura, por mund të thuhet se është shumë i pasur dhe zemërgjerë. Që deshi të siguroi policinë, me një veturë të fuqishme dhe të shpejtë. Mision i përmbushur. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Valdet Kaçandolli kryen përgatitjet e fundit për Kampionatin Evropian, Kurti e cilëson si një nga talentët e shquar të autosportit

Valdet Kaçandolli kryen përgatitjet e fundit për Kampionatin Evropian, Kurti e cilëson si një nga talentët e shquar të autosportit

Auto
Zgjidhje interesante: Pse disa shoferë i vendosin kunjat prej druri në pjesët e ajrosjes së veturës?!

Zgjidhje interesante: Pse disa shoferë i vendosin kunjat prej druri në pjesët e ajrosjes së veturës?!

Auto
Ra borë në prill dhe kam goma verore - çfarë duhet të bëj me to?

Ra borë në prill dhe kam goma verore - çfarë duhet të bëj me to?

Auto
Mercedes hoqi dorë nga ideja e një motori të vogël me dy cilindra në klasën S

Mercedes hoqi dorë nga ideja e një motori të vogël me dy cilindra në klasën S

Auto
Një pajisje e pakuptimtë: “Park Assist” në vetura po bëhet - një gjë e së kaluarës!

Një pajisje e pakuptimtë: “Park Assist” në vetura po bëhet - një gjë e së kaluarës!

Auto
Çfarë do të ndodhë me Golf 9?

Çfarë do të ndodhë me Golf 9?

Auto
Kalo në kategori