Janevska: Rritëm pagat e profesorëve universitarë për 14%, presim përkushtim për arsim më cilësor ndaj studentëve

Me paga më të larta për kuadrin akademik dhe buxhet më të madh për UKM, shënojmë pesëvjetorin e themelimit të Unionit të Sindikatave në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” Shkup, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska në konferencën shkencore “Sfidat e reja në arsimin e lartë dhe lëvizja sindikal” organizuar me rastin e përvjetorit.
“Po ndërtojmë partneritet me sindikatat. Përmes dialogut konstruktiv social arritëm që të rrisim pagat në arsimin e lartë. Që nga janari i këtij viti, pjesa më e madhe e punonjësve në universitetet shtetërore kanë rritje të pagave bruto, duke përjashtuar përvojën e kaluar, me mesatare prej rreth 14%. Për një pjesë më të vogël të të punësuarve, rritja është mesatarisht rreth 8%,” theksoi Janevska.
Nga Ministria e Arsimit thonë se buxheti i UKM-it këtë vit është rritur për 1,5 miliardë denarë. Nga 2,2 miliardë denarë në vitin e kaluar, këtë vit arriti në 3,7 miliardë denarë.
“E gjithë kjo tregon se Qeveria dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës janë të vendosura për të bërë hap real përpara në cilësinë e arsimit, përfshirë arsimin e lartë. Prandaj i kemi rritur investimet, por gjithmonë e them qartë se edhe pritjet tona nga komuniteti akademik janë të mëdha”, u shpreh Janevska.
Kjo do të thotë që profesorët universitarë duhet të jenë mentorë të vërtetë për studentët, t'i ndihmojnë ata të fitojnë njohuri dhe aftësi sa më cilësore ndërsa paralelisht dhe në mënyrë të vazhdueshme të punojnë në zhvillimin e tyre shkencor dhe të botojnë punime.
Janevska potencoi se këto kritere për fitimin dhe mbajtjen e titullit profesor në universitetet e njohura botërore duhet të vlejnë edhe këtu, nëse duam që universitetet tona të jenë të dukshme në listat e më të mirëve. Kështu siç theksoi ajo, nuk është vetëm çështje prestigji, por do t’ju mundësojë studentëve tanë të fitojnë përgatitjen më të mirë për sfidat të cilat do t’i sjellë e nesërmja./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Deputeti i LVV-së, Thaçi: I kemi numrat për zgjedhjen e kryeparlamentarit

Lëkundje tërmeti në Shqipëri

Kurti për qëndrimet e patriarkut Porfirije në Kremlin: E vendos rajonin në një rrezik serioz

Rexhaj i LVV-së: Ka pasur takime me Limajn për votimin e Albulena Haxhiut kryeparlamentare

"Piktura në vlerë 4 milionë euro", pasuria e Përparim Ramës: Prona milionëshe në Kosovë dhe Londër, aksione, objekte me qera...

Vërejtje publike me shkrim dhe ulje të pagës 20% ndaj gjyqtarit që ndërpreu arrestin shtëpiak ndaj Enver Sekiraqës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Fituesi i "The Voice Australia", Lachie Gill thotë se nuk është takuar me mentoren e tij Rita Ora që nga mbarimi i spektakliti

Trump: Rusia bëri kompromis të madh, nuk e dëshiron tërë Ukrainën

Perez bën premtim tek lojtarët e Real Madridit nëse mposhtin Barcelonën në finalen e Kupës së Mbretit

Bota në prag të një lufte të re

Dodik kërcënon se do ta arrestojë Përfaqësuesin e Lartë, Schmidt

Real Madrid TV publikon video të gjyqtarit që do ta drejtojë finalen e Kupës së Mbretit