LAJMI I FUNDIT:

Janë stacionuar municionet e pashpërthyera që datojnë nga Lufta e Parë Botërore

Janë stacionuar municionet e pashpërthyera që datojnë nga Lufta e Parë Botërore

Sot në afërsi të qytetit të Prilepit rrugës për në Krushevë janë tërhequr disa armë të pa shpërthyera të cilat datojnë nga Lufta e Parë Botërore.

Nga ana e piroteknikut Georgi Stefanov nga Manastiri janë tërhequr 9 granata artilerie 74 mm, 3 predha artilerie 105 mm, 1 granatë artilerie 122 mm, 5 mini llaçë 75 mm, 2 mini llaçë 62 mm dhe 3 çakmakë të predhave të artilerisë të gjithë nga Lufta e Parë Botërore, thuhet në deklaratën e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

“Janë gjetur 185 kapsula të zbrazëta nga predhat e artilerisë, 75 mm, 18 fishekë bosh nga predha artilerie, 105 mm, 7 fishekë bosh nga predha artilerie, 85 mm, 5 fishekë të zbrazëta nga minahedhës 62 mm dhe 3 granata dore bosh nga origjina e panjohur të Luftës së Parë Botërore. Municionet e paplasura dhe kapsulat e zbrazëta të predhave të artilerisë janë stacionuar në një vend të sigurt në një magazinë në Manastir, ku aty mblidhen para se të dërgohen në Krivollak për t’i shkatërruar”, thuhet në deklaratë./Telegrafi/