Jepni foshnjës suaj këtë qull, ajo do të jetë e kënaqur!

Kumbullat e thata janë shumë të shëndetshme dhe të pasura me vitamina dhe beta karoten.


Përmirësojnë shëndetin e të gjithë organizmit, por veprojnë shumë mirë edhe te kapsllëku, transmeton Telegrafi.

Janë shumë të mira edhe për foshnjat dhe do të ishte mirë t'i përfshini në ushqimin e më të vegjëlve.

Ju sugjerojmë dy lloje qullësh që do t'i adhurojë bebja:

Qull me kumbullat e thata dhe qull molleNevojiten:

- 4 mollë,
- 10 kumbulla të thata.

Përgatitja:

Pastroni mollët, pritni dhe vendosni bashkë me kumbullat që të zihen.

Le të zihen 8 minua. Kur të ftohet, në blender, bashkë me ujin, bëni qull të hollë.

707727166

Qull me tërshërë dhe kumbulla të thataNevojiten:

- 30 g tërshërë
- 6 kumbulla të thata

Përgatitja:

Gatuani tërshërën derisa të vlojë, më pas fikeni sobën dhe lëreni qullën të trashet edhe për pesë minuta të tjera.

Në një enë tjetër gatuaj kumbullat e thata. Pas tetë minutash janë bërë.

Përziejini gjithçka dhe vendoseni në një blender kur të ftohet.

/Telegrafi/