LAJMI I FUNDIT:

Janë shfrytëzuar 98% e mjeteve nga programi IPARD 2 në Maqedoni

Janë shfrytëzuar 98% e mjeteve nga programi IPARD 2 në Maqedoni

Programin IPARD, Ministri i Bujqësisë, Lupço Nikollovski, e quan storje suksesi të Maqedonisë së Veriut, sepse jemi vend lider në rajon për nga përqindja e shfrytëzimit të mjeteve të BE-së. Janë shfrytëzuar 98% e mjeteve nga programi IPARD2 në 5 vitet e fundit, me gjithsej 2369 marrëveshje të realizuara.

Nesër do të shpallet thirrjen e fundit nga IPARD2 për masën 3, investime në mjete bazë për përpunim dhe marketing të produkteve bujqësore, vlerë prej 8.8 mln euro. Thirrja për IPARD 3 do të shpallet shumë shpejt, por ende nuk ka ndonjë datë konkrete.


“Me këtë e mbyllim IPARD 2 dhe të parët në rajon fillojmë me IPARD 3 që është me buxhet të rritur për 62%. Nëse për IPARD 2 kishim në dispozicion 60 milionë euro, për IPARD 3, 97 milionë euro pjesë të pakthyeshme nga BE-ja, ose me gjithë bashkëfinancimin nacional rreth 120 milionë euro buxhet për gjithë programin IPARD 3”, tha Lupço Nikollovski, Ministër i Bujqësisë.

Drejtori i Agjencisë për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, Nikica Baçovski, tregoi se çfarë do të ofrojë programi IPARD 3 për komunat.

“Është masa për investim për modernizimin e ndërmarrjeve bujqësore, investime për kapacitetet përpunuese dhe investime, respektivisht difersifikimin e fermave dhe zhvillim të bizneseve të vogla si dhe për mbështetje teknike ku si përdorues kryesor paraqitet Ministria. Qëllim i Agjencisë është të vazhdojë me akreditimin e masave të reja që kanë hyrë në programin IPARD 3, para së gjithash masa për infrastrukturë rurale-publike që do të jetë në dispozicion të komunave”, theksoi Nikica Baçovski, drejtor i APFBZHR.

IPARD është instrument i BE-së për asistencë për zhvillimin rural të vendeve kandidate.

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori