Presidenti amerikan Richard Nixon kishte shkuar në Kinë në vitin 1972, në kulmin e Luftës së Ftohtë midis perëndimit kapitalist dhe Lindjes komuniste, dhe hodhi themelet për përmirësimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Edhe atëherë, Kina ishte vendi më i populluar në botë, por shumë më i varfër, më i mbyllur ekonomikisht dhe më i izoluar se pjesa tjetër e botës.
Afro gjysmë shekulli më vonë, Kina ka pasur një rritje ekonomike të pashembullt përmes liberalizimit ekonomik.
Por 30 vjet nga përfundimi i Luftës së Ftohtë midis SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik, ne duket se jemi në prag të një Lufte të re të Ftohtë midis SHBA-së dhe Kinës. Presidenti amerikan Donald Trump ishte tashmë në atë rrugë kur ai futi tarifa drastike ndaj Kinës në vitin 2018, por edhe Kina është përgjigjur me tarifat e veta, transmeton Telegrafi.
Kjo fazë e parë e marrëdhënieve të tensionuara midis Pekinit dhe Uashingtonit përfundoi në janar të këtij viti, kur të dy vendet nënshkruan të ashtuquajturën ‘Faza e Parë’ e marrëveshjes së tregtisë. Kjo u pasua nga një polemikë tjetër, potencialisht shumë më serioze – pandemia e coronavirusit që u përhap nga Wuhan në të gjithë botën.
Donald Trump dhe Sekretari i tij i Shtetit, ose Sekretari i Jashtëm Mike Pompeo, tashmë kanë akuzuar vazhdimisht një laborator në Wuhan, si një vend nga ku mund të ketë dal virusi dhe jo tregu i kafshëve, siç supozohej përgjithësisht. Kjo hipotezë fillimisht u hodh poshtë si një teori konspirative.
Sidoqoftë, në versionin e paraqitur nga administrata Trump, virusi nuk u prodhua në një laborator, por një coronavirus natyral që ishte studiuar në Institutin Wuhan, por për shkak të masave të dobëta të sigurisë, studiuesi u infektua me të, pas së cilës ai transmetoi infeksionin te njerëzit e tjerë.
Nëse ky version, për të cilin Pompeo pretendon se mbështetet nga prova thelbësore, është i vërtetë, do të thotë që regjimi kinez mbuloi jo vetëm epideminë në fazën e saj fillestare, si nga publiku vendas ashtu edhe nga bota, por është edhe përgjegjëse për shpërthimin e virusit.
Për më tepër, Bild e Gjermanisë lëshoi një raport sekret nga Departamenti amerikan i Sigurisë së Atdheut (DHS), në të cilin Kina mbuloi fazën fillestare të epidemisë për të ruajtur maskat për vendin e vet, dhe pastaj ta furnizojë botën me maska tjera, përpara se pjesa tjetër e botës të kuptonte se çfarë po ndodhte.
Ndërsa, me ndihmën e Organizatës Botërore të Shëndetit, ajo ka bindur botën se nuk ka asnjë provë të transmetimit nga njeriu te njeriu të coronavirusit.
Pekini, sigurisht, mohon këto akuza. Por tani për tani, duket se përpjekjet e mohimit dhe të propagandës së Pekinit nuk do ta pengojnë Uashingtonin ose aleatët e saj si Londra të thërrasin Kinën për të dhënë llogari dhe të rishikojnë seriozisht marrëdhëniet e tyre.
Në këtë kontekst, nuk është për t’u habitur që Lufta e Ftohtë ndërmjet SHBA-së dhe Kinës është gjithashtu një temë në median amerikane. Armiqësia amerikane ndaj Kinës po rritet në të njëjtën kohë me krizën pandemike, paralajmëron kolumnisti Bloomberg dhe profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Johns Hopkins, Hal Brands.
Megjithëse SHBA ende ka buxhetin më të madh të mbrojtjes në botë, Kina, e cila renditet e dyta, po rrit vazhdimisht alokimet e saj ushtarake. Vetëm nga 2010 deri sot, i ka rritur ato me 85%. Buxheti i tyre i mbrojtjes sot është disa herë më i madh se francezët apo britanikët, dhe arsenali i tyre ushtarak përfshin një numër të madh anijesh luftarake të reja, si dhe raketa të fuqishme hipersonike.
“Kur bëhet fjalë për situatën e tensionuar midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, ne nuk e dimë nëse një konflikt i armatosur është i mundur. Ushtritë e këtyre vendeve gjithashtu po përgatiten për një skenar të tillë dhe janë shumë të suksesshëm në lobimin e tyre”, tha shkencëtari politik Max Mutschler nga qendra BICC për Deutsche Welle.
Shpresojmë se nuk do të ketë luftë të armatosur. Por Lufta e re e Ftohtë është gjithnjë e e sigurt, dhe duke gjykuar nga përvoja e Luftës së Parë të Ftohtë, mund të presim një garë të mëtejshme armësh, duke përfshirë një arsenal bërthamor, luftë informacioni dhe propagandimi të ndërsjellë, oferta për epërsi ekonomike, operacione të fshehta dhe një përpjekje për të krijuar përçarje në kampin aleat të një tjetri.
“Kina tashmë përbën gati 20% të GDP-së botërore dhe është në rrugën e duhur jo vetëm që të bëhet ekonomia më e madhe në botë, por edhe tregu më i madh i konsumatorëve. Mund të bëjë gjithashtu dëme të qëndrueshme në rendin global, dhe kjo Luftë e Ftohtë nuk do të ketë fitues”, thotë Niblett.
Por pavarësisht kësaj, është e vështirë të imagjinohet që SHBA, pavarësisht se kush fiton zgjedhjet presidenciale në nëntor, do të ruajë një status quo – në të cilin Kina prodhon dhe SHBA importon, nga maskat në celularët, nga laptopët e shumë gjëra të tjera.
Pavarësisht nëse kjo rezulton në një Luftë të Ftohtë apo jo, qëndrimet ndaj Kinës sigurisht që do të ndryshojnë thellësisht. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Shtëpia e Bardhë kërkon një plan për lehtësimin e mundshëm të sanksioneve ndaj Rusisë

Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës