Ministri në detyrë për Diasporë, Valon Murati, tha të shtunën se diaspora vazhdon të jetë shtyllë e fuqishme socio-ekonomik ku brenda një viti remitencat arrijnë një miliardë e gjysmë euro.
Ai këto komente i bëri me rastin e publikimit të rezultateve preliminare nga Ministria e Diasporës të Regjistrit të Diasporës, në kuadër të projektit “Ti je pjesë e atdheut”. Rezultatet janë nxjerrë nga të dhënat e të regjistruarve aktivë deri më 31 dhjetor të vitit 2016, raporton KP.
Gjatë kësaj periudhe u tha se janë regjistruar rreth 400 mijë pjesëtarë të diasporës.
Ministri në detyrë Murati tha se diaspora ka ndikime tjera pozitive për vendin, jo vetëm me mbështetje financiare.
Sipas tij sa i përket shifrave nga 400 mijë aplikacione që janë pranuar nga stafi i kësaj ministrie kap numrin 342 mijë e 803.
Murati tha se Regjistri i Diasporës dhe Mërgatës do të ketë ndikim në politikat zhvillimore socio-ekonomike të vendit, njëherësh do të sigurojë një bazë të qëndrueshme për qëllime studimore dhe analiza të ndryshme.
Ai e quajti si sukses këtë proces ngase do të jetë një data- bazë për vendin dhe diasporën.
Të dhënat e siguruara nga regjistri kanë për qëllim evidentimin e numrit të saktë të pjesëtarëve të diasporës dhe mërgatës, shtrirjen e tyre gjeografike, strukturën demografike në funksion të ruajtjes së identitetit kulturor, gjuhësor dhe arsimor, si dhe zbatimin e politikave të përgjithshme në mbështetje të pjesëtarëve të diasporës dhe mërgatës.
Në këtë ngjarje, përveç publikimit të rezultateve preliminare, u hap edhe fushata sensibilizuese e regjistrit elektronik – Platforma elektronike, e cila do të jetë aktive deri në vitin 2022, kur do të publikohen rezultatet përfundimtare të këtij procesi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Parashikimi i motit për fundjavë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë