Pëllumbat dallojnë 26 shkronja të abëcë-së dhe i lidhin ato në tërësi, kuptojnë se po shohin veten e tyre në pasqyrë dhe mund të dallojnë njerëzit në fotografi
Disa i quajnë minj qyteti, mirëpo ata në fakt janë super zogj.
Pëllumbat – në shërbim të njeriut më shumë se 2.000 vjet
Shënimet e para për zbutjen e pëllumbave datojnë që nga Egjipti i lashtë. Sulltani i Bagdadit ka themeluar postën e pëllumbave që në vitin 1150, transmeton Telegrafi.
Pëllumbat janë përdorur për qëllime ushtarake që nga koha e Cezarit, me rastin e konfliktit të tij me galët. Në histori ka mbetur i shënuar viti 1870 si ai në të cilin pëllumbat për herë të parë janë përdorur për bartjen e postës. Ishte ajo në kohën e Luftës franko-prusiane. Që atëherë në qytetet evropiane bashkë me të gjitha kazermat ndërtohen edhe fole pëllumbash.
Kur dështojnë të gjitha mjetet e komunikimit, atëherë pëllumbat dalin në skenë. Këta pëllumba kanë qenë protagonistë të vërtetë në shumë çaste të vështira të historisë.
Në Luftën e Parë Botërore janë përdorur madje 500.000 pëllumba për bartjen e mesazheve. Në nderim të këtyre zogjve është ngritur një përmendore në qytetin Lil të Francës, për të përjetësuar lavdinë e këtyre pëllumbave trima, por edhe heroikë.
Më vonë pëllumbat janë trajnuar për shpëtimin e njerëzve në det, përkatësisht të kërkojnë gomonet pluskuese. Kur të detektojnë gomonen sipas ngjyrës së caktuar, kanë për detyrë t’i çojnë shpëtuesit deri te ajo pikë.

Aftësitë fluturuese të pëllumbave të tillë janë shumë impresionuese. Në kushte moti të mirë ata mund të përshkruajnë edhe 800 kilometra me shpejtësi mesatare 70 km në orë, për t’u kthyer në shtëpinë e tyre të origjinës, me të cilën pëllumbi rri i lidhur për gjithë jetën.
Është mister edhe sot se si, këta zogj e gjejnë rrugën e kthimit edhe po t’i lëshosh me qindra kilometra larg. Thuhet se orientimi i tyre është i lidhur me fushën magnetike të Tokës.
Elvis Presley i ka adhuruar pëllumbat, ndërsa Mike Tyson është marrë me zbutjen e tyre. Sot pëllumbat mbahen për sport dhe argëtim.
Garat e pëllumbave të mbajtura në mbarë botën funksionojnë duke i liruar të gjithë konkurrentët nga një pikë në të njëjtën kohë dhe duke u siguruar që të gjithëve t’u duhet afërsisht e njëjta kohë për të arritur në shtëpinë e tyre. Dhe këta zogj të zgjuar e gjejnë gjithmonë rrugën e tyre për në shtëpi pa asnjë problem.
Pëllumbat dhe në veçanti pëllumbi i bardhë njihet nga të gjithë popujt si mjeti më i përsosur për të simbolizuar paqen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
10 thënie që jua rikujtojnë rëndësinë e guximit, pozitivitetit dhe vendosmërisë

Besohet se njerëzit më të bukur lindin nën këtë shenjë të zodiakut

Gjashtë gjëra që duhet t’i kujtosh vetes kur po kalon një ditë të keqe

Pse është e rëndësishme të reduktoni përdorimin e zbutësit të rrobave?
Yjet me koeficient të inteligjencës mbi mesataren

Gjërat që nuk duhet t'i mbani kurrë nën lavaman

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës