LAJMI I FUNDIT:

A janë bisedime serioze për paqe me Ukrainën, apo një mashtrim i radhës i Rusisë?

A janë bisedime serioze për paqe me Ukrainën, apo një mashtrim i radhës i Rusisë?

Sado e pamundur të duket, bisedimet e paqes midis zyrtarëve ukrainas dhe rusë filluan pak ditë pas agresionit më 24 shkurt.

Ata kanë vazhduar që atëherë, me takimin e ministrave të jashtëm në shtetin turk më shumë se një javë më parë.


Kjo javë ka pasur raportime të shumta të planeve të mundshme të paqes dhe listave të kërkesave ruse.

Por sa i vërtetë është ky “proces i paqes”, i cili vazhdon pavarësisht bombardimeve të pamëshirshme të Rusisë ndaj qyteteve si Mariupol?

E intervistuar sot në The Times, Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss shprehu skepticizmin e shumë njerëzve në perëndim.

“Ajo që kemi parë është një përpjekje për të krijuar hapësirë që rusët të rigrupohen”, tha ajo. “Kam frikë se negociatat janë një përpjekje tjetër për të krijuar një diversion dhe për të krijuar një perde tymi nga [mizoritë] e tmerrshme”, shtoi britanikja.

Kryetarja e komisionit parlamentar të Ukrainës për integrimin në Bashkimin Evropian, Ivana Klympush Tsintsadze, thotë se bisedimet “nuk kanë terren real për një bisedë serioze”.

Bisedimet Ukrainë-Rusi, sa përparim është bërë dhe çfarë pritet?
Lexo po ashtu Bisedimet Ukrainë-Rusi, sa përparim është bërë dhe çfarë pritet?

“Ata nuk janë gati për ndonjë bisedë serioze, përveç përmbushjes së ultimatumeve të tyre nga ukrainasit”, tha ajo për BBC.

Në fjalimin e fundit natën vonë, Volodymyr Zelensky tha se kishte ardhur koha për një takim. Ai e kishte menduar qartë me Vladimir Putinin.

Por kjo është diçka që Putini ka refuzuar ta bëjë që kur të dy burrat u takuan në Paris më shumë se dy vjet më parë.

Përpjekjet e fundit turke për të bashkuar të dy krerët nuk kanë rezultuar ende në ndonjë plan. Kjo nuk do të ndodhë derisa bisedimet e paqes të jenë shumë më të avancuara se sa janë tani. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Azia
Kandidati për president amerikan thotë se krimbi hyri në trurin tim dhe hëngri një pjesë të tij

Kandidati për president amerikan thotë se krimbi hyri në trurin tim dhe hëngri një pjesë të tij

Amerika
Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’

Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’

Evropa
Nuk i hapet rrota e përparme, Boeing mezi aterroi në aeroportin e Stambollit

Nuk i hapet rrota e përparme, Boeing mezi aterroi në aeroportin e Stambollit

Turqia
Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit

Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit

Azia
Adoleshenti amerikan i ofroi dollarin e fundit burrit që mendonte se ishte

Adoleshenti amerikan i ofroi dollarin e fundit burrit që mendonte se ishte "i pastrehë" - ajo që ndodhi më pas ishte e pabesueshme

Amerika
Kalo në kategori