LAJMI I FUNDIT:

Jamie Foxx vazhdon të jetë i hospitalizuar edhe një javë pas shtrimit

Jamie Foxx vazhdon të jetë i hospitalizuar edhe një javë pas shtrimit
Jamie Foxx (Foto AFP)

Ylli i Hollywoodit, Jamie Foxx është ende në spital, një javë pasi vajza e tij zbuloi se ai ishte pranuar pas një “komplikimi mjekësor”.

Revista “People” konfirmoi se ylli i filmave si “Collateral” dhe “Ray” ishte në një spital të Georgias duke iu nënshtruar analizave.

Javën e kaluar, vajza e tij Corinne Foxx tha në një deklaratë se babai i saj kishte “përjetuar një komplikacion mjekësor”, shkruan BBC.


Jamie Foxx (Foto: Getty Images)

“Fatmirësisht, për shkak të veprimeve të shpejta dhe kujdesit të madh, ai tashmë është në rrugën e shërimit”, shtoi ajo.

Deklarata është publikuar në Instagram në emër të familjes Foxx.

Jamie Foxx ndërpret xhirimet e filmit, dërgohet me urgjencë në spital
Lexo po ashtu Jamie Foxx ndërpret xhirimet e filmit, dërgohet me urgjencë në spital

Deklarata vazhdonte: “Ne e dimë se sa i dashur është ai dhe vlerësojmë lutjet tuaja. Familja kërkon privatësi gjatë kësaj kohe”.

Familja nuk dha detaje se çfarë e shkaktoi problemin shëndetësor.

Jamie Foxx (Foto: Jami Foxx/Instagram)

Por revista “People” konfirmoi se incidenti nuk ndodhi ndërsa Foxx ishte në shesh-xhirim, dhe ai nuk u dërgua në spital me një automjet urgjence.

“Ata janë duke kryer teste dhe ende po përpiqen të kuptojnë se çfarë ka ndodhur saktësisht”, tha një burim për CNN.

Foxx ka qenë në Atlanta duke xhiruar filmin e tij të ardhshëm “Back in Action”, së bashku me Cameron Diaz dhe Glenn Close.

Ylli fitoi një çmim “Oscar” për aktorin më të mirë për rolin e muzikantit Ray Charles në filmin “Ray” në vitin 2005. Ai u nominua gjithashtu për aktorin më të mirë dytësor në të njëjtin vit për rolin e tij në “Collateral”.

Filmat e tjerë ku ai ka marrë pjesë përfshijnë “Baby Driver”, “Annie” dhe “The Amazing Spider-Man 2”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Magazina
Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Magazina
Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Magazina
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina
Jo vetëm për shfaqje - Gjesti dhe Egli kanë shkëmbyer puthje pasionante edhe në dhomë të rrëfimit

Jo vetëm për shfaqje - Gjesti dhe Egli kanë shkëmbyer puthje pasionante edhe në dhomë të rrëfimit

Magazina

"Slava Ukraini", aktorja Daryl Hannah del jashtë skenarit të 'Oscars 2025' dhe "godet" Trumpin me një deklaratë në skenë

Magazina
Kalo në kategori