LAJMI I FUNDIT:

“Jam shumë i emocionuar”, fjalët e para të Betim Fazlijit si lojtar i ri i St Paulit

“Jam shumë i emocionuar”, fjalët e para të Betim Fazlijit si lojtar i ri i St Paulit

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Betim Fazliji ndihet i lumtur dhe emocionuar pas transferimit te klubi gjerman, St Pauli.

Sot (e premte) gjatë ditës, St Pauli konfirmoi zyrtarisht transferimin e mbrojtësit të Kosovës, Betim Fazliji nga St Galleni.

Detajet e transferimit nuk u bënë publike, por Fazliji thuhet se iu ka kushtuar gjermanëve rreth 700-800 mijë euro.


Zyrtare: Betim Fazliji transferohet te St. Pauli
Lexo po ashtu Zyrtare: Betim Fazliji transferohet te St. Pauli

Ky transferim e ka bërë të lumtur djaloshin nga Kosova, i cili mezi pret t’ia fillojë aventurës së re.

“Jam shumë i emocionuar për sfidën e re në St. Pauli”, ka thënë fillimisht Fazliji pas prezantimit te klubi gjerman.

“Kalimi në Hamburg dhe një ligë e re është një hap i madh për mua pas tetë vitesh në St. Gallen, por klubi paraqiti një plan shumë të mirë”.

“Stili lojës aktive më përshtatet shumë mirë. Mezi pres të bëhem pjesë e një ekipi të ri dhe do të doja të kontribuoja në suksesin tonë kolektiv sa më shpejt të jetë e mundur”, përfundoi mbrojtësi i Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Hulk e dëshmon sërish se ka gjuajtjen më të fortë në botë – realizon super gol nga 35 metra

Hulk e dëshmon sërish se ka gjuajtjen më të fortë në botë – realizon super gol nga 35 metra

Ndërkombëtare
Kalo në kategori