Mohamed Salah shënoi 14 gola dhe shtoi tetë asistime në 20 paraqitje në Ligën Premier sezonin e kaluar përpara se të largohej për Kupën e Kombeve të Afrikës në janar.

Sulmuesi më pas shënoi vetëm katër gola dhe dy asistime në 12 ndeshjet që luajti pas rikuperimit nga lëndimi që kishte me Egjiptin.


Presidenti i Peterborough United, Darragh MacAnthony, që njihet edhe si fans i madh i Liverpoolit, mendon se 32-vjeçari nuk do të kthehet në më të mirën e tij në sezonin e ardhshëm 2024/25.

Screenshot 2024 07 25 192424

"Jam i shqetësuar për Salah. Mendoj se ai ishte i mrekullueshëm në fillim të sezonit të kaluar".

"Më pas, me kalimin e moshës, rezultati i tij në gjysmën e dytë të sezonit po zbehej dhe nuk do të jetë më mirë këtë sezon. Ky është vetëm mendimi im”, deklaroi MacAnthony për Talksport.

salah 1

Liverpooli ende beson që Mo Salah mund të jetë vendimtar në sukseset e klubit dhe këtë sezon shihet si lider i Reds. /Telegrafi/

telegrafi sport app