Pas vendimit për ‘orë policore’, jo të gjitha barnatoret janë hapur gjatë orës kur është e kufizuar lëvizja në kryeqytet.
Ato do të ushtrojnë veprimtarinë e tyre prej orës 06:00 deri në orën 17:00, derisa pas kësaj kohe do të punojnë me rotacion. Pas orës 17:00 janë vetëm pesë barnatore në kryeqytet që do të qëndrojnë të hapura për qytetarët në rast nevoje.
Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Arianit Jakupi, në një intervistë për KP tregon se mund të ketë mungesë të ndonjë produkti, por jo të të gjithave. Ai ndër të tjera tregon edhe mënyrën e organizimit të barnatoreve kujdestare.
“Pas orës 5 pasdite do të punojnë vetëm barnatoret kujdestare, të cilat organizohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe Agjencia e Kosovës për produkte dhe pajisje medicinal e në bashkëpunim me Odën e Farmacistëve dhe nivelet komunale. Sot nga Ministria e Shëndetësisë është komunikuar me të gjithë drejtorët e shëndetësisë të komunave që të merren listat e kujdestarive, për shkak se disa komuna vetëm se i kanë pasur kujdestaritë funksionale. Në mënyrë që të mos ngatërrohen, pra të bëhet një harmonizim i listave dhe kështu për sot është publikuar lista e barnatoreve kujdestare”, tha ai.
Sipas tij, në këto lista është bërë një modelim, ku në 35 deri në 40 mijë banorë, do të jetë e hapur një barnatore. E, vetëm në komunën e Prishtinës, do të jenë të hapura pesë barnatore pas fillimit të ‘orës policore’.
“Barnatoret kanë një rotacion, pra një barnatore që është sot e hapur, të nesërmen do të jetë tjetra me radhë, derisa të përfundojnë të gjitha barnatoret e licencuara të atij vendi, dhe pastaj fillon nga e para. Do të thotë është një rotacion që të gjithë do të kujdestarojnë”, tha Jakupi.
Duke folur për rritjen e çmimeve në farmacitë e Kosovës, ai deklaron se kjo dukuri nuk është e rregullt dhe për këtë nuk duhet të fajësohen barnatoret. Sipas tij, kjo ka ardhur si pasojë e mungesës së produkteve në tregun global.
“Për artikuj të caktuar ka pasur ngritje të çmimeve, por jo në mënyrë masovike ashtu siç ishte proklamuar. Barnatoret janë institucione shëndetësore, të cilat çmimet i marrin në një mënyrë të gatshme dhe në ato çmime dhe nuk ka pasur ndonjë lëvizje në përqindje. Në anën tjetër, në rast se ka ndodhur ndonjë rast individual nuk mund të përgjithësohen të gjitha barnatoret për ndonjë rast të caktuar, për të cilin po ashtu do të merren masat e parapara ligjore”, tha Jakupi.
Kryetari i Odës së Farmacistëve t ë Kosovës, Arianit Jakupi, siguron se furnizimi i farmacive me barna po vazhdon, dhe se sipas tij deri në gjashtëmujorin e ardhshëm nuk mund të ketë mungesë të barnave esenciale në barnatoret e Kosovës. Për këtë sipas tij nuk ka nevojë për panik nga ana e qytetarëve.
Ndryshe, deri më tani janë identifikuar 91 raste të prekura me koronavirus, ndërsa është shënuar një i vdekur nga kjo pandemi dhe një i shëruar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Raporti 24-orësh i policisë: Arrestime dhe incidente në rajonin e Prishtinës

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Moti në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë