Krerët e “Këshillit Nacional Serb”, Marko Jakshiq dhe Momçilo Trajkoviq, përmes një letre të hapur e kanë akuzuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq për lidhjen e tij me sulmin terrorist serb në Banjskë në shtator të vitit të kaluar. E kanë fajësuar se ka dërguar atje të rinj serbë të pastërvitur, që nuk e kishin kryer as shërbimin ushtarak.
Duke e cilësuar Banjskën si debakël të armatosur të Serbisë, Jakshiq e Trajkoviq theksojnë se një veprim i tillë, pa presidentin aktual të Serbisë, organizimin dhe lejen e tij – nuk do të kishte mundur të ndodhte.
“Nëse ke menduar të luftosh [në veri të Kosovës], pse nuk dërgove forca speciale të Xhandarmërisë dhe SAJ-së (Njësinë Speciale Antiterroriste), por dërgove të rinj të pastërvitur që nuk e kishin kryer as shërbimin ushtarak?!”, e kanë pyetur Vuçiqin drejtuesit e “Këshillit Kombëtar Serb”, në një tjetër adresim të përbashkët drejtuar presidentit serb.
Siç transmeton portali KoSSev, përveç që e lidhin Aleksandar Vuçiqin me rastin e Banjskës, me vërejtjen se Milan Radoiçiq nuk pyetet as për gjëra shumë më të vogla, e lëre më për këtë debakël të armatosur, për të cilin ky i fundit mori përgjegjësinë publike, ata i thanë presidentit serb që mban përgjegjësi për vdekjen e tre serbëve, pa përmendur viktimën e katërt (pjesëtarin e Policisë së Kosovës).
Duke kujtuar se Vuçiq e prezanton veten si luftëtar për interesat serbe në Kosovë, gjoja kundër lëvizjeve të autoriteteve në Prishtinë, Jakshiq dhe Trajkoviq në letrën e tyre të fundit publike theksojnë se ishte presidenti i Serbisë ai që “ngriti kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në nivelin e Napoleonit”, dhe se është “partneri i tij i koalicionit përmes bashkëpunimit të Listës Serbe dhe qeverisë”, transmeton Telegrafi.
“Po na atribuon neve Albin Kurtin. Ne nuk jemi pjesë e asaj historie, por je ti”, thonë ata në letër.
“Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila cilësohet si bashkëpunëtorja e parë e Albin Kurtit, është zgjedhur me tre vota nga Lista Serbe, përkatësisht Partisë Progresive Serbe”, përkujtojnë ata.
Ata kujtuan edhe deklaratën e Slavko Simiqit -ryetar i Grupit Parlamentar të Listës Serbe në Kuvendin e Republikës së Kosovës – se seancat e Kuvendit ishin ndërprerë në mënyrë që Mimoza Kusari-Lila të konsultohej me Milan Radoiçiqin, atëherë nënkryetar i Listës Serbe.
Ata e akuzojnë Vuçiqin edhe për dorëzimin e sistemit energjetik në veri në duart e Prishtinës.
“Pushteti [ i Serbisë] e mbushi veriun [e Kosovës] me grafite ‘Nuk ka dorëzim – mbeten targat KM’ në mënyrë që pastaj, edhe përmes Telekomit, serbët t’i ftojnë të marrin targat RKS. Më parë, të përkujtojmë, nën drejtimin tuaj, atyre që guxuan të merrnin targa të tilla, iu dogjën automjetet”, shkruan Jakshiq dhe Trajkoviq.
“Për të ‘hekurosur’ vjedhjen e zgjedhjeve”, thonë më tej ata, “Vuçiq nxitoi që automjetet me targa RKS të kalojnë lirshëm nëpër Serbi me deklarata në vendkalimet kufitare se kjo nuk do të thotë njohje e Kosovës, por se Kosova njihet si zonë e veçantë doganore”.
Ata ia kamë përkujtuar se më 17 shkurt, në mes të Beogradit, Kosova ka shënuar 16 vjetorin e shpalljes së pavarësisë, duke thënë se kjo nuk mund të ndodhte dhe nuk duhej të ndodhte “pa lejen e tij (Vuçqit)”.
Ata thonë se kriza aktuale e dinarit do të përfundojë me një tjetër fitore e Albin Kurtit ndaj Aleksandar Vuçiqit.
E akuzuan Vuçqin edhe një herë për tradhti, ndërsa ia kujtuan marrëveshjen e Brukselit me të cilën Serbia ua dorëzoi pushtetin e mbetur autoriteteve të Kosovës.
“Dhe duhet ta pranoni se ky nuk është patriotizëm, por tradhti lakuriqe. Deri më tani, nuk keni krijuar asnjëherë platformë për negociata politike me Prishtinën, sepse atëherë nuk do të mund të tregtonit me Kosovën, siç keni bërë gjithë këto 12 vjet, vetëm për të qëndruar në pushtet”, shkruajnë Jakshiq dhe Trajkoviq.
Ata thonë se Këshilli Kombëtar Serb do të bëjë kallëzim penal kundër tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?