Jake Paul ka publikuar një rreze X në rrjetet sociale, duke treguar dëmtimet që pësoi gjatë humbjes ndaj Anthony Joshuas, ndërsa njëkohësisht shfaq edhe interesin e tij për kundërshtarin e ardhshëm.

Qysh në fillim të ndeshjes u bë e qartë se taktika e Paul ishte të shmangte goditjet e fuqishme të Joshuas.


Pas një minute pushim për të rikuperuar ndërmjet raundeve, 28-vjeçari u rrëzua sërish në raundin e gjashtë dhe nuk arriti të ngrihej brenda kohës së numërimit të gjyqtarit, duke i dhënë Joshuas fitoren e 29-të profesionale në 33 duele.

Nga ana tjetër, rekordi i Paul u përditësua në 12 fitore dhe 2 humbje, ku humbja tjetër kishte ardhur kundër Tommy Furyt, vëllait të Tyson Furyt, në vitin 2023.

Në një postim në X, YouTuberi që u bë bokser tregoi shkallën e plotë të dëmtimeve të tij duke publikuar një rreze X, që tregon qartë se kishte pësuar një thyerje të dyfishtë të nofullës.

Megjthëse po shërohet nga një dëmtim që kërkon kohë, Paul ka vendosur të synojë një ndeshje të mundshme me një nga boksierët më të mëdhenj të dy dekadave të fundit.

Në postimin e tij, ai shkroi: “Thyerje e dyfishtë e nofullës. Më jepni Canelon brenda 10 ditësh”.

Saul ‘Canelo’ Alvarez, i cili ka mbajtur më parë 16 tituj botërorë, konsiderohet gjerësisht si një nga boksierët më të mirë meksikanë të të gjitha kohërave, me një rekord mbresëlënës prej 63 fitore, 3 humbje dhe 2 barazime, duke humbur ndeshjen e fundit ndaj Terence Craëford në shtator të këtij viti.

Ende nuk është e qartë nëse Canelo do të pranojë të ndeshet me Paulin, duke pasur parasysh se ai mbetet ende pjesë e skenës botërore të titujve./Telegrafi/

telegrafi sport app