LAJMI I FUNDIT:

Jahti i parë nga Lamborghini, brenda ka dhoma gjumi dhe kabinë shumë moderne – lëvizë me shpejtësi prej 111 km/h

Jahti i parë nga Lamborghini, brenda ka dhoma gjumi dhe kabinë shumë moderne – lëvizë me shpejtësi prej 111 km/h

Jahti më i madh dhe më luksoz nga Lamborghini ka lundruar nëpër Mesdhe. Bëhet fjalë për jahtin e prodhuar nga Tecnomar që u angazhua nga zyrtarë të Lamborghini.

Madje ky jaht ka ngjashmëri të madhe me veturën e kësaj marke. Sian FKP 37 apo ndryshe e njohur si Terzo Millennio, është një jaht luksoz brenda të cilit nuk mungon pothuajse asgjë, transmeton Telegrafi.


Vështirë është të mbahen në mend të gjitha karakteristikat e këtij jahti, duke filluar nga panelet transparente solare në kulm e deri të kabina e shoferit e dhomat e gjumit me një dizajn modern sikurse e ka edhe vetura Lamborghini.

Këtë jaht e vënë në lëvizje dy motorë V12 me fuqi të kombinuar që prodhojnë 4.000 kuaj-fuqi. Kjo e bën që ajo të lëviz me shpejtësi prej 111 kilometra në orë.

Megjithatë ende nuk është zbuluar çmimi, por tashmë shumë persona që i kanë xhepat e thellë kanë shprehur interesim për jahtin e Lamborghini. /Telegrafi/