LAJMI I FUNDIT:

Jahjaga: Gruaja është heroina e secilës familje

Jahjaga: Gruaja është heroina e secilës familje

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, mbrëmë mori pjesë në organizimin e KEDS-it, ku u nënshkrua “Parimet për Fuqizimin e Gruas”, ku në fjalën e saj të rastit, tha se janë gratë ato që e mbajnë një shoqëri të bashkuar.

Jahjaga  u shpreh se gratë kanë bërë shumë progres në pozita udhëheqëse, ndërsa tha se gruaja është heroina e secilës familje.


“Gruaja është shtylla e shoqërisë, mban komunitet e bashkuara dhe i ushqen ato. Gratë tona u kujdesën për familjet në kohët më të vështira. Gruaja pra është heroina e gjithsecilës familje”,  tha Jahjaga.

Jahjaga bëri thirrje që të shythet përpara legjislatura për barazi gjinore dhe të punohet më shumë në heqjen e barrierave.

“Kemi arritur progres, kemi shumë gra në pozita udhëheqëse, kemi zë më aktiv. Rrota e ndryshimit ka filluar të rrokulliset. Të shtyjmë përpara legjislaturën për barazi gjinore, të punojmë për barabarësinë në tregun e punës dhe heqjen e barrierave. Ne nevojiten më shumë gra në edukim, punësim e pozita udhëheqëse”, porositi Jahjaga.

Gjatë një organizimi të bërë mbrëmë në Prishtinë, drejtorët gjeneralë të KEDS dhe KESCO, kanë nënshkruar Parimet për Fuqizimin e Gruas.

KEDS dhe KESCO kanë bërë edhe hapat e parë konkret në këtë drejtim duke hapur dhomë të posaçme për nënat dhe foshnjat brenda kompanisë, duke vendosur kutitë e raportimit në çdo distrikt si dhe me plane të qarta për krijimin e Zyrës së posaçme për barazi gjinore si dhe organizmin e ligjëratave për punonjësit për barazi gjinore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori