Jahja Lluka përmes poezisë përshkruan betejën e tij me COVID-19

Jahja Lluka, kryetar i Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve, i cili është prekur nga COVID-19, përmes një poezie ka shprehur tërë vuajtjet, që po kalon në përballje me virusin e rëndë.
Lluka, i cili tash nëntë ditë po përballet me këtë virus, është duke u trajtuar në shtëpi.
Më poshtë po ua sjellim poezinë që shpërfaq betejën e rëndë për ta mposhtur virusin, të postuar në llogarinë e tij në Facebook përcjell Telegrafi.
1.Pritja Heshtja e ka mbulu shpirtin tim Ne shtratin e dergjes kovit Nuk kam fuqi as me të shkrue Prej dritareve të kësaj dhome, më ngjanë sikur futet ankthi. Atje lart janë yjet Këtu poshtë jam unë, nuk po e di a jam unë a kovidi ne mua Kjo dhomë në këtë botë është e vogël, po ma ze frumen Dikur kisha ëndrra, për botën e madhe e tani vetëm …lufte e lutje per te mbijetuar. Oksigjeni rrallohet në trup. kujtimet ikën nga mendja e lumturia u tret në jetë asketi. asnjë shkendijë se ndez kohën. strukurë janë në sirtarin e mendjes. Ishin çaste që dikur i jetova, ishin çaste që dikur i shijova ishin çaste në nostalgji. I shtangur kundroj tokën ujin e qiellin dhe unë rri këtu, në këtë dhomë të vogël, s’arrijë ta bëjë një hap te madh drejt botës së vogël. Jahja Lluka

















































