Spektakli i natës së sotme (e hënë) janë rikthyer në vëmendje akuzat e Linda Halimit kundrejt Bleros.

Artisti shqiptar është ndjerë i zhgënjyer nga kjo deklaratë e artistes nga Vitia, duke e mohuar sërish.


Ai tha se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë mes dhe se e gjitha kjo është një shpifje.

Screenshot 33 4 Foto: Screenshot/YouTube

Mes debatit të nxehtë të tyre, 45 vjeçari tha se “këtë të premte, ose ai ose Linda do largohen nga shtëpia”.

Një ndërhyrje u bë edhe nga Ylli Dervishi, të cilit Blero i reagoi në mënyrë të ashpër duke mos i kthyer përgjigje.

Screenshot 34 3 Foto: Screenshot/YouTube

Në lidhje me këtë temë, shumë nga konkurrentët brenda e përkrahën krijuesin e hitit “Fotografia”.

Sidoqoftë, akoma nuk u bë një kërkim-falje nga Lindita në lidhje me këtë. /Telegrafi/