LAJMI I FUNDIT:

Ja si t’ua ndryshoni ngjyrën e luleborës: Duhet ta provoni këtë truk fantastik!

Ja si t’ua ndryshoni ngjyrën e luleborës: Duhet ta provoni këtë truk fantastik!

Ka sukses çdo herë

Janë lulet e preferuara që mund t’i gjejmë në oborrin e gjysheve tona dhe, nëse keni menduar ndonjëherë se si një vit kanë ngjyrë vjollcë, një vit blu dhe i treti rozë, përgjigjja është në një truk.


Ngjyra e luleve varet nga vlera e pH-së së tokës. Lulet blu shfaqen në tokë acid, ndërsa lulet e bardha dhe rozë janë karakteristike për tokën alkaline ose neutrale. Tokat acide me pH më të ulët se 5.5 do t’i kthejnë lulet blu, ndërsa tokat me pH më të lartë se 5.5 do t’i kthejnë lulet rozë dhe ndonjëherë të kuqe. Toka neutrale do të krijojë kombinime të luleve blu dhe rozë. PH e tokës nuk ndikon në lulet e bardha, kështu që lulet e bardha do të mbeten ashtu siç janë, pa ndryshime, transmeton Telegrafi.

Si të ndryshoni ngjyrën e luleborës?

Nëse dëshironi që lulebora juaj të ketë lule blu – vjollcë, toka përreth saj duhet të ketë më shumë acid.

Toka acide do të ndihmojë në transferimin e aluminit te bimët, gjë që do të shkaktojë një ngjyrë blu, transmeton Telegrafi.

Në fakt, lulja blu mund të merret nëse e ujitni çdo 7 deri në 14 ditë me sulfatin e aluminit të përmendur tashmë.

E njëjta gjë mund të arrihet nëse në tokë shtohen hala pishe, llum kafeje dhe të ngjashme.

Nëse lulebora juaj është blu, atëherë kjo do të thotë që toka rreth saj ka shumë acid. Plehrat organike do t’ju ndihmojnë për të acidifikuar më tej tokën.

Ju mund të bëni pleh organik nga mbetjet e kuzhinës tuaj, si llum kafeje, lëvozhga banane.

Tokës mund t’i shtoni hirin, lëvozhgat e vezëve të grimcuara ose plehra speciale të bazuara në fosfor. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Intimitet dhe Pasion
U zgjodh plazhi më i mirë në Evropë, por nuk është tamam një vend tipik për pushime verore

U zgjodh plazhi më i mirë në Evropë, por nuk është tamam një vend tipik për pushime verore

Çfarë të vizitosh
Virgjëresha: Horoskopi vjetor për 2024

Virgjëresha: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Kalo në kategori