LAJMI I FUNDIT:

Ja se çfarë u tha sonte në “Rruga drejtë”

Ja se çfarë u tha sonte në “Rruga drejtë”

Sonte në “Rruga drejtë” në Alsat-M, diskutojnë Abdylaqim Ademi i BDI, Petre Shilegov i LSDM dhe aktivisti qytetar Xhelo Hoxhiç, rreth mundësisë për një format të ri qeveritar, për verën e nxehtë politike e cila e pret Maqedoninë dhe mënyrat për daljen nga kriza, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Abdylaqim Ademi: Jemi për përmbushje të obligimeve të marra por jo për qeveri ekspertësh


Ajo që është definuar në Marrëveshjen “Përzhino” duhet të respektohet dhe të zbatohet. 100 ditë para zgjedhjeve mund të flitet për formatin e qeverisë. Qeveria kalimtare për realizimin e zgjedhjeve formohet gjashtë muaj para zbatimit të zgjedhjeve ndërsa 100 ditë para zgjedhjeve duhet të jep dorëheqje kryeministri.

Institucionet e vendit janë të obliguar ti miratojnë dhe ti zbatojnë reformat e parapara në raportin e Pribe, dhe në këtë drejtim ne punojmë në përmbushjen e obligimeve të marra nga Marrëveshja “Përzhino”, gjithnjë në interes të qytetarëve të Maqedonisë.

Qëndrimet e BDI janë autoktone por ndonjëherë ata mund të përputhen me qëndrimet e ndonjë partie maqedonase por kjo nuk do të thotë se ne jemi në krah të tyre.

Petre Shilegov: Nuk ju besojmë, kreatorët e krizës nuk mund ta zgjedhin krizën.

Ju si shumicë e keni shkelur rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutën disa herë, prandaj ne nuk mund t’ju besojmë, sepse ju jeni kreator të krizës dhe nuk mund të presim që ju ta zgjidhni atë, ka thënë Shilegov.

Ai ka akuzuar BDI për përkrahje deklarative të reformave por në vepër ata gjithnjë kanë qenë në krah të politikave të OBRM-PDUKM.

Xhelo Hoxhic: Partitë në pushtet nuk kanë legjitimitet për ta udhëheq vendin

Protestat filluan si pasojë e vendimit të presidentit Ivanov për falje. Institucionet janë të grabitura nga partitë në pushtet, kemi shkelje të rregullt të të drejtave të njeriut, dhe media të grabitura. Prej këtu del motivi për protestat e qytetarëve për kthim të normalitetit në vend

Do të ishte gabim të caktohet data e re e zgjedhjeve para se të përcaktohen kushtet e zgjedhjeve.

Në gjetjen e mënyrave për dalje nga kriza nuk mjaftojnë vetëm partitë në pushtet sepse ata më nuk e kanë legjitimitetin për të udhëheq me qeverinë, por në të duhet të përfshihen edhe faktorët tjerë politik dhe qytetar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori