Krimi brenda familjes ka tronditur banorët e fshatit Zhejë të rrethit të Kurbinit. Një 41-vjeçare është vrarë me levë pas koke nga vjehrri i saj 75-vjeçar, pas një sherri banal. Burime zyrtare nga policia lokale bënë me dije se ngjarja e rëndë ku humbi jetën Vera Tota, nënë e dy fëmijëve ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm.
Mësohet se viktima u godit për vdekje në oborrin e banesës nga Ndoc Tota. Sipas hetuesve të çështjes, kanë qenë fqinjë të viktimës që kanë sinjalizuar për krimin. Menjëherë pas njoftimit, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka vënë në pranga agresorin, që akuzohet për veprën penale “Vrasje me dashje”.
“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se autor i dyshuar i vrasjes së 41-vjeçares është vjehrri i saj, Ndoc Tota, i cili pas ngjarjes është larguar nga banesa, por falë veprimeve të shpejta hetimore u bë e mundur kapja e tij”, thuhej në njoftimin e policisë së Kurbinit. Agresori është dërguar në komisariatin e Laçit, ku edhe është marrë në pyetje. Burimet e mësipërme pohuan se i moshuari ka deklaruar se ai e ka goditur nusen e të birit, pasi kjo e fundit kishte tentuar ta rrihte dhe se gjithçka e ka bërë për vetëmbrojtje.
Rreth orës 05:30, kryefamiljari Ndoc Tota ka debatuar ashpër me nusen e djalit të tij, Vera Totën. Mësohet se sherri vjehërr-nuse ka vijuar me fyerje të ndërsjella dhe më pas ka degjeneruar deri në vrasje. Mësohet se i moshuari e ka goditur 41-vjeçaren me levë, duke e lënë të vdekur në vend.
Sipas bluve, në momentin që ka ndodhur ngjarja, dy fëmijët e viktimës, përkatësisht 10 dhe 16 vjeç kanë qenë në gjumë. Ndërkohë që bashkëshorti i Vera Totës nuk ishte në banesë, pasi punonte si polic privat gjatë natës. Kanë qenë fqinjët e familjes Tota, të cilët kanë parë në oborr trupin e pajetë të nënës së dy fëmijëve. Të tronditur, ata kanë njoftuar policinë, e cila ka vënë në pranga 75-vjeçarin.
Ndërkaq, banorë të fshatit Zhejë kanë pohuar se i moshuari njihej njeri i urtë dhe pa probleme. Ata janë shprehur se janë tronditur nga kjo ngjarje e rëndë.
“Gazeta Shqiptare” sjell dëshminë e Ndoc Totës, i cili goditi me levë nusen e djalit duke e lënë të vdekur.
“Po, unë e kam vrarë nusen e djalit. E godita me levë Verën, pasi teksa po grindeshim, ajo tentoi të më rrihte. Nusja e tim biri më ka rrahur edhe dy raste të tjera, por për hir të fëmijëve dhe turpit të opinionit nuk e kam denoncuar, por e kam mbyllur brenda shtëpisë këtë marre”, është shprehur gjatë marrjes në pyetje nga oficerët e policisë, Ndoc Tota. Gjithashtu, ai ka pohuar se “nusja ishte shumë e dhunshme ndaj tij, në momentin që djali ikte në punë. Edhe dje në mëngjes, ajo tentoi të më rrihte. Nuk mund ta duroja më dhunën e saj dhe as turpin, pasi ajo nuk pyeste as bashkëshorten time dhe duke përfituar nga mosha na rrihte. Nuk doja ta vrisja, por të mbrohesha. Më vjen keq që ka vdekur për të vetmen gjë se ka dy fëmijë të vegjël. Por tashmë, kjo gjë ndodhi. Po e përsëris jam përpjekur të vetëmbrohem”. Pak minuta pas arrestimit në flagrancë të Ndoc Totës, policia e Kurbinit ka shoqëruar edhe bashkëshorten e autorit të krimit.
Sipas policisë, bashkëshortja e 75-vjeçarit ka thënë se “Vera ka tentuar të rrahë bashkëshortin tim dhe nuk ishte hera e parë që e kryente një gjë të tillë. Në atë moment burri im është përpjekur të vetëmbrohet. Për të mos u turpëruar, ai ka marrë një levë dhe e ka goditur direkt nusen pa e menduar se mund t’i shkaktonte vdekjen. Ndërsa, dy fëmijët e djalit ishin në gjumë dhe nuk e kanë parë skenën e krimit”, është shprehur gruaja e autorit të krimit.
Ndërsa, bashkëshorti i viktimës është kthyer menjëherë nga puna, pasi është lajmëruar nga nëna e tij për krimin e ndodhur në familje. Ai ka qenë i pranishëm edhe në momentin ku policia po kryente këqyrjen e vendit të ngjarjes.
Aksioni është kryer në lagjen “Kryengritja e Fierit”, materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës