Ja pse duhet të vëni patjetër krem kundër diellit

Burri i panjohur që e ka kaluar ditën në plazh, nuk është kujdesur që të lyej trupin me losion për mbrojtje ndaj diellit.
Lëkura e tij është shndërruar në një rozë të egër, e të gjithë që e kanë përjetuar ndonjëherë djegien nga dielli, e ndjejnë dhembjen që ai përjeton.
Fotografia e burrit të zhveshur që po bën xhiro nëpër rrjete sociale, është bërë edhe objekt i mahisë.
“Imagjinonin kur dikush ja vë dorën në shpinë, e atij i duket sikur i ka rënë tërë ndërtesa sipër” është një koment lidhur me burrin e quajtur “dyngjyrësh”.
“Këtë pamje do ta kem gjithnjë në mendje, kur të shkoi në plazh” është një koment me vend, të cilin ju rekomandojmë të gjithëve. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































