LAJMI I FUNDIT:

Ja pse duhet fikur dritat më 19 mars

Ja pse duhet fikur dritat më 19 mars

Më 19 mars, me rastin e shënimit të “Orës së Tokës”, do të zhvillohen aktivitete të ndryshme me qëllim të sensibilizimit të opinionit për rëndësinë që ka kursimi i energjisë në mbrojtjen e mjedisit.

Shoqata Ekologjike “Eko Viciana”, nëpërmejet një komunikate thotë se qëllimi i kësaj iniciative është organizimi për herë të shtatë në Kosovë i aktivitetit i cili fton individët, grupet e interesit, institucionet qeveritare dhe joqeveritare, bizneset e.t.j që me datë 19 mars, prej orës 20:30 – 21:30 (për 1 orë) të fikin dritat dhe aparaturat e tepërta elektrike, duke ia dedikuar këtë tokës, planetit tonë që po vuan nga ngrohja globale dhe ndryshimet klimatike.


Ora e Tokës është organizim i WWF (Fondi Botëror për Natyrë), organizatës më të madhe mjedisore në botë (ëëë.earthhour.org), e që partner mbi bazë vullnetare në implementimin e këtij aktivitetit për Kosovë ka Shoqatën Ekologjike “Eko Viciana”. Në Orën e Tokës 2016 janë ftuar të marrin pjese të gjithë. Edhe këtë vit organizimi qendror është paraparë të bëhet në Sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinà « ku do të vendoset stenda me qëllim të firmosjes publike për pjesëmarrje në Orën e Tokës në Kosovë, një ceremoni simbolike dhe e bukur, që në vitet e mëparshme ka pasur shumë sukses. Do të organizohet edhe një fushatë ndërgjegjësimi ku planifikohen të shtypen një numër i konsideruar i fletëpalosjeve dhe posteravetë cilët do të shpërndahen nëpër qytet. Temë të këtij viti është: Energjia e ripërtritshme dhe shpyllëzimet. Ne do të jemi në Sheshin Nëna Terezë prej orës 15:00. Kosova tashmë ka lansuar në internet ëeb faqën e saj zyrtare: http://earth-hour-kosovo.blogspot.com/ në të cilën mund të regjistrohen të gjithë qytetarët e Kosovës si individ apo organizata”, thuhet në njoftimin e kësaj organizate.

Shënimi i Orës së Tokës në Kosovë, po realizohet në saje të punës vullnetare të ambientalistëve dhe dashamirësve të mjedisit nga Eko Viciana. /Telegrafi/