LAJMI I FUNDIT:

Ja përse FËMIJA juaj duhet të USHTROJË

Ja përse FËMIJA juaj duhet të USHTROJË

Ndihmoni fëmijëve tuaj që të zbulojnë përparësitë dhe kënaqësitë e aktiviteteve fizike duke i ndjekur këto këshilla.

Ekspertët thonë që disa lloje të fitnesit kreativ, u janë përshtatur moshës së fëmijës, të cilat njëkohësisht janë të lehta dhe argëtuese, por që dukshëm u ndihmon fëmijëve që ta duan sportin.

Hulumtimet tregojnë që sportistët e moshës para pubertetit mund të shtojnë forcën edhe për 50% pas tetë deri dymbëdhjetë ditësh të aplikimit të drejtë të programit me pesha.

Gjithashtu shumë lehtë shtojnë dendësinë e eshtrave dhe përmirësojnë kompozicionin trupor, balancën dhe profilin e lipoideve, transmeton Telegrafi.

Hulumtimet e fundit tregojnë që “përdorimi i ushtrimit të forcës, madje edhe për një kohë të shkurtër në fëmijëri, posaçërisht në adoleshencë, jo vetëm që përmirëson kompozicionin trupor të personit të ri, por ngrit vetëbesimin dhe përmirëson pasqyrën e gjakut.

ja

Është koha që fëmijët menjëherë t’i hedhin nga duart xhystykët, të largohen nga televizori dhe kompjuteri, të shkojnë menjëherë në palestër, të fillojë fitnesin dhe të bëjnë diçka për veten, për shëndetin e vet dhe për prindërit e vet!

Posaçërisht djelmoshat, shumë shpesh mund t’i mbivlerësojnë mundësitë e veta dhe ta teprojnë me peshat, të aplikojnë gabimisht ushtrimet dhe në fund të lëndohen.

Përparësitë e trajnimit i tejkalojnë rreziqet potenciale. Trajnimi i forcës, kur aplikohet drejt, mund të shtojë forcën e fëmijës dhe përgjithësisht shëndetin si edhe te të gjithë adoleshentët e cilado shkathtësive sportive.

Kjo është posaçërisht e rëndësishme në shkencën e sotme ku numri i fëmijëve obesë nga dita në ditë po bëhet gjithnjë e më i madh.

Gjëja e mençur është që ta dërgoni fëmijën te te instruktori i fitnesit, i cili fëmijën do ta mësojë se si të ushtrojë drejt dhe si të përdor ato në jetë dhe të mësojë që me zgjedhje të drejtë të ushqimit të ngrejë vetëdijen e fëmijës që për këtë temë shumë të rëndësishme.

13410569_10208269896118814_738188283_o

Kësisoj, për herë të parë në Kosovë është hapur Qendra e Fitnesit për Adoleshent, dedikuar grupmoshave prej 14 deri 17 vjeç për zhvillimin e rregullt dhe të përgjithshëm të trupit, forcimin dhe rritjen e qëndrueshmërisë, fleksibilitetit dhe aftësive tjera psiko-fizike.

Ushtrimet e specializuara korrektuese-mbajtja dhe qëndrimi i drejtë i shpinës dhe bushtit kurrizor, forcimi i muskujve dhe nyjeve, zvogëlimi i peshës trupore apo rritja e saj, parapërgatitja për degët tjera të sportit, janë disa nga elementet bazë me të cilat merret kjo qendër e fitnesit të fëmijëve, natyrisht duke i mësuar dhe udhëzuar edhe për higjienën e ushqimit, mënyrën e rregullt, llojin, sasinë, cilësinë e ushqimit dhe ndikimin e tij në organizëm.

13410897_10208269896078813_734325681_o

Udhëheqës dhe mbikëqyrës i drejtpërdrejtë i kësaj qendre është Idriz Humolli, kampion i shtatëfishtë i bodybuildingut, njëherazi edhe themeluesi i këtij sporti në Kosovë, autori i dy librave nga kjo fushë sportive dhe me përvojë 40 vjeçare si trajner. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Sorrat janë në gjendje të mbajnë mëri dhe të kujtojnë fytyrën tënde nëse sillesh keq me to

Sorrat janë në gjendje të mbajnë mëri dhe të kujtojnë fytyrën tënde nëse sillesh keq me to

Libri i madh i kafshëve
Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Lifestyle
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Lifestyle
Pse hajdutët vendosin një biskotë tek hyrja e banesës tuaj, e vërteta e frikshme që duhet ta dini

Pse hajdutët vendosin një biskotë tek hyrja e banesës tuaj, e vërteta e frikshme që duhet ta dini

Stil
Nëse ju ndodh kjo situatë në hotel, kërkoni ta ndërroni menjëherë dhomën të cilën e keni rezervuar

Nëse ju ndodh kjo situatë në hotel, kërkoni ta ndërroni menjëherë dhomën të cilën e keni rezervuar

Stil
Kalo në kategori