LAJMI I FUNDIT:

BE-ja nuk komenton deklaratën e Vuçiqit 

BE-ja nuk komenton deklaratën e Vuçiqit 
Foto: Arkiv

Bashkimi Evropian nuk ka pranuar të komentojë deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili të enjten tha se në Kosovë mund të ndodhë një konflikt i llojit të Nagorno Karabakut nëse përpjekjet për kompromis dështojnë.

“Si parim i përgjithshëm, ne gjithmonë i bëjmë thirrje të gjithë aktorëve politikë në Kosovë dhe Serbi, dhe pjesën tjetër të rajonit, që të promovojnë atmosferë e cila do të ndihmonte stabilitetin rajonal dhe bashkëpunimin”, tha për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi për Çështje të Jashtme i BE-së, Peter Stano.

Komentet e Vuçiqit, që i bëri pas një takimi në Beograd me ambasadorët e vendeve të Quintit, nxitën reagime në Kosovë. Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti kanë kërkuar reagimin e BE-së dhe NATO-s, pas deklaratave të Vuçiqit.

Vuçiq paralajmëron për një “konflikt me Kosovën si në Nagorno-Karabak”, nëse dështojnë përpjekjet për kompromis
Lexo po ashtu Vuçiq paralajmëron për një “konflikt me Kosovën si në Nagorno-Karabak”, nëse dështojnë përpjekjet për kompromis

“Unë pres që Bashkimi Evropian dhe NATO-ja t’i përgjigjen këtij kërcënimi për luftë të dhunshme, të bërë nga Vuçiq”, shkroi Osmani në Twitter.

Ndërkaq, Hoti tha se deklarimi i Vuçiqit është në kundërshtim me të gjitha zotimet që Serbia i ka bërë, “nën garancitë e faktorit ndërkombëtar, për paqen e qëndrueshme dhe zhvillimin ekonomik të rajonit”.

Në një përgjigje dërguar Radios Evropa e Lirë, as NATO nuk pranoi të komentojë deklaratat e presidentit serb, Vuçiq, por nga kjo aleancë thanë se vazhdojnë ta mbështesim dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ne gjithashtu vazhdojmë të mbështesim dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, me ndihmën e BE-së, si zgjidhje të vetme të përhershme politike për stabilitetin në Kosovë dhe në rajonin e gjerë të Ballkanit Perëndimor”, tha një zyrtar i NATO-s në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë.