LAJMI I FUNDIT:

BE-ja njofton masa për të ndihmuar bizneset e goditura nga Coronavirusi

BE-ja njofton masa për të ndihmuar bizneset e goditura nga Coronavirusi

Komisioni Evropian ka shpallur një seri masash për të lehtësuar efektet e shpërthimit të Coronavirusit mbi biznesin, veçanërisht në industrinë e aviacionit.

Kryetarja e Komisionit të Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen thotë se ekzekutivi evropian planifikon të heqë përkohësisht rregullin që shoqëritë ajrore duhet të operojnë 80 për qind të shërbimeve të planifikuara për të mbajtur vendet e përcaktuara për uljen e avionëve, përcjell Telegrafi.

“Ne duam ta bëjmë më të lehtë për kompanitë ajrore të mbajnë vendet e tyre në aeroport, edhe nëse nuk kryejnë fluturime në to për shkak të trafikut në rënie. Kjo është një masë e përkohshme që ndihmon si industrinë, ashtu edhe mjedisin tonë”, tha Leyen.


Shefja e Antitrustit e BE-së, Margrethe Vestager është shprehur se Komisioni Evropian do të shqyrtojë mundësinë e masave kompensuese për kompanitë e goditura nga shpërthimi i Coronavirusit.

Ajo shtoi se do të jepet mbështetje shtesë për Italinë.

Drejtuesit e Bashkimit Evropian do të zhvillojnë bisedime urgjente nëpërmjet një videokonference, për të diskutuar një reagim të përbashkët ndaj shpërthimit të virusit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kalo në kategori