Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë sot ka paralajmëruar përkrahjen financiare për investime shtesë në Termokos për të pasur ngrohje edhe në disa lagje të tjera në kryeqytet.
Kjo u bë e ditur nga zyrtarë të lartë të Zyrës së BE në Prishtinë gjatë një diskutimi për Efiçiencën e Energjisë, Kogjenerimin dhe projektin e ngrohjes së qytetit në Prishtinë.
Libor Chlad nga Zyra e BE-së në Prishtinë, ka thënë se përveç kryeqytetit, edhe në Gjakovë do të nisë realizimi i projektit për ngrohje.
Sipas tij, projekti i cili ishte financiar më parë për ngrohtoren e kryeqytetit, ka pasur një ndikim masiv për 12 mijë amvisëri ose 60 mijë individë nga ky projekt. Chlad ka mirëpritur miratimin Ligjit për Efiçencë të Energjisë në Kuvendin e Kosovës.
“Tashmë jemi duke shikuar mënyrat se si ta përmirësojmë tutje sistemin me financime shtesë deri në 20 milionë euro në këtë projekt. Besoj se disa prej lagjeve në Prishtinë, veçanërisht Kalabria dhe Mati do të përfitojnë drejtpërdrejt nga projekti i Termokosit”, ka thënë Chlad, raporton Kosovapress.
Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka thënë se masat efiçiente janë me rëndësi për një ambient të pastër, pasi kryeqyteti vazhdon të përballet me ndotje si pasojë e ngrohjes me thëngjill.
Ai tha se synojnë të dyfishohen kapacitetet e kogjenerimit dhe në 5-10 vitet e ardhshme të kyçen rreth 200 mijë banorë.
“Synim i yni kryesor duhet të jetë kogjenerimi, dyfishimi i kapaciteteve të kogjenerimit dhe financimi i zgjerimit të rrjetit për të përfshirë natyrisht edhe implementimi i projektit me MCC për matësit individual. Unë besoj që brenda dhjetë viteve, Prishtina nuk do ta ketë problemin e njëjtë të ndotjes të cilin e kemi sot”, deklaroi Ahmeti.
Ndërsa, Naser Canolli, kryeshef ekzekutiv në Termokos, tha se implementimi i projektit të kogjenerimit ka ndikuar edhe në mbrojtjen e ambientit.
“Është dimri i pestë kur Termokosi furnizon 24 orë, 180 ditë pa ndërprerë konsumatorët, të cilat janë diku 13 mijë e 500 konsumator. 12 mijë e 500 janë konsumatorë privat, 1 mijë janë lokale afariste dhe institucione publike. Gjithashtu kjo ka ndikuar jashtëzakonisht shumë edhe në mbrojtjen e ambientit. Prej fillimit të kogjenerimit Termokosi nuk e ndot ambientin”, tha ai.
Në këtë panel kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Korporatës Energjetike të Kosovës. Drejtori ekzekutiv i divizionit TC “Kosova B”, Luigj Imeri, ka thënë se kogjenerimi është ndër projektet më të rëndësishme për të cilin, tha se bashkë me projektet tjera do të implementohen deri në vitin 2021.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind
Monedhat më të rralla dhe me vlerë të Mbretëreshës Elizabeth II dhe sa do të vlejnë në 10 vjet

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania