LAJMI I FUNDIT:

Ja kur mund të zhvillohet ngjarja tjetër nga Apple, mund të ketë ‘përplasje’ me OnePlus 9

Ja kur mund të zhvillohet ngjarja tjetër nga Apple, mund të ketë ‘përplasje’ me OnePlus 9

Me përjashtim të vitit 2017, Apple ka njoftuar produkte të reja çdo mars që nga viti 2015 dhe rezulton se ky muaj nuk do të jetë ndryshe. iPad Pro Apple Event mund të zhvillohet në 23 mars.

Jon Prosser dhe DuanRui po raportojnë se ngjarja e ardhshme virtuale e Apple është planifikuar për të martën, 23 mars. Pritet të prezantohen edhe AirTags, të cilat janë vonuar disa herë, dhe seritë iPad Pro (2021), transmeton Telegrafi.


Ky i fundit thuhet se do të ofrojë mbështetje opsionale të rrjetit 5G dhe do të ketë një çip të fuqishëm A14X Bionic që është në gjendje të përputhet me performancën e çipave të Apple M1.

Produkte të tjerë që mund të bëjnë një paraqitje në aktivitet përfshijnë AirPods të gjeneratës së tretë të Apple dhe një TV të ri Apple. Të dy këto produkte janë gati për lansim, sipas burimeve të Prosser, por një njoftim nuk është i garantuar.

Sa i përket iPhone SE Plus të përfolur, telefoni nuk ka gjasa të bëjë një paraqitje.

Kjo nuk është hera e parë që ngjarjet e Apple dhe OnePlus përplasen

Në një shënim të veçantë, ngjarja tjetër e Apple duket se do të përplaset me njoftimin e serisë OnePlus 9, i cili gjithashtu është planifikuar të zhvillohet në 23 mars. Interesante, kjo nuk është hera e parë që kjo ka ndodhur.

Në tetor 2018, OnePlus u detyrua të lëvizë ngjarjen e saj të prezantimit OnePlus 6T kur Apple zgjodhi të njëjtën ditë për ngjarjen e saj në tetor, ku përfundimisht prezantoi iPad Pro (2018) të ridizenjuar.

Nëse OnePlus do t’i përmbahet datës së tij origjinale ose do të detyrohet të lëvizë ngjarjen e tij OnePlus 9 për të akomoduar Apple do të mbetet për tu parë. Por nëse të dy ndodhin në të njëjtën ditë, 23 marsi mund të jetë një nga ditët më të ngarkuara të teknologjisë së vitit. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Një startup izraelit zbulon robotin humanoid për “detyra në shtëpi dhe në punë” – përfshirë ato larëse dhe pastrimi

Një startup izraelit zbulon robotin humanoid për “detyra në shtëpi dhe në punë” – përfshirë ato larëse dhe pastrimi

Teknologji
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Kalo në kategori