Nga: Muhamet Hajrullahu
Bashkimi Evropian pret nga Qeveria e re që pritet të formohet të jetë më shumë e avancuar për reformat, në zhvillimin ekonomik dhe në drejtësi.
BE-ja gjithashtu e bënë të qartë se Kosova dhe Serbia duhet të rifillojnë dialogun sepse sipas tyre kjo është në të mirën e Kosovës dhe rajonit.
Zëdhënësja e BE-së Maja Kocijançiç në një intervistë për Telegrafin, ka thënë se Qeveria e re duhet të zgjidhet sipas procedurave të brendshme në Kosovë.
“Punë shumë e rëndësishme e pret Kosovën dhe qeverinë e re për ta avancuar punën mbi reformat, në mbështetje të zhvillimit ekonomik dhe social, por edhe për drejtësi. Gjithashtu duhet të punohet edhe për rifillimin e dialogut me Serbinë”, ka thënë Kocijançiç.

Sipas saj rifillimi i dialogut duhet të ndodhë sepse është në të mirën e njerëzve të Kosovës dhe të gjithë rajonit. Gjithashtu sipas saj përfaqësimi i serbëve të Kosovës në institucione është paraparë sipas kornizës ligjore.
“Korniza ligjore e Kosovës për formimin e qeverisë është e qartë, duke përfshirë edhe përzgjedhjen e ministrave serbë. Është edhe një rol i qartë për Listën Serbe duke marrë parasysh rezultatin e tyre në zgjedhje” ka deklaruar Kocijançiç.
Zyrtarja e Bashkimit Evropian ka thënë për Telegrafin se Kosova dhe Serbia duhet t’i zgjidhin problemet përmes një marrëveshje ligjore për normalizimin e plotë të marrëdhënieve.
“Që të dyja, Kosova dhe Serbia, por edhe pjesa tjetër e regjionit bashkë me shtetet anëtare të BE-së, e dinë se Kosova dhe Serbia duhet t’i zgjidhin problemet përmes një marrëveshje ligjore për normalizimin e plotë të marrëdhënieve, duke i adresuar të gjitha problemet një herë e përgjithmonë në mënyrë të qëndrueshme dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe atë të BE-së” ka shtuar Kocijançiç.
Sipas saj status quo jo vetëm se është e pambrojtur, por edhe nxitë mungesë stabiliteti në rajon dhe përtej.
‘Status quo gjithashtu e pengon zhvillimin, investimet dhe punësimin” ka shtuar ajo.
Kocijançiç ka thënë se marrëveshja e Prespës ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë i ka krijuar rrethanat për zgjidhjen e problemeve dhe për të vazhduar drejt bashkëpunimit e pajtimit në rajon.
“Bindja jonë është se marrëveshja për normalizim është diçka që mund të arrihet. Çfarë nevojitet është të punohet pa vonesa për një zgjidhje që është fitimprurëse për qytetarët e regjionit. Josep Borrell ka dhënë indikacione të qarta për qëllimet e tij gjatë fjalimit në Parlamentin Evropian dhe ka demonstruar përkushtimin dhe vendosmërinë që ta shtyjë tutje procesin e normalizimi” ka shtuar ajo.

Tarifa dhe Liberalizimi
Zëdhënësja e BE-së ka thënë së Kosova duhet të largojë tarifën ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnja e Hecegovina.
“Siç e kemi përsëritur disa herë: Kosova duhet t’i largojë tarifat. BE i inkurajon që të dyja – Kosovën e Serbinë – që ta krijojë një ambient të përshtatshëm për rifillim të bisedimeve dhe t’i ndalojnë aktet dhe qëndrimet të cilat mund të perceptohen si provokim. Kjo në veçanti kërkon largimin e tarifave të cilat janë në kundërshtim me CEFTA-në dhe janë në kundërshtim me ligjin. Serbia gjithashtu është përgjegjëse ta mbajë një ambient të favorshëm për bisedime” ka pohuar Kocijançiç.
Sipas saj Status quo nuk është alternativë dhe vetëm sjell mungesë të qëndrueshmërisë dhe është dekurajues për investime dhe zhvillim ekonomik.
Ndërsa sa i përket liberalizimit të vizave se mund të ndodhë në fund të këtij viti, ajo ka thënë se nuk ndonjë ndryshim të pozicionit që mund të thonë tani në BE. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë