Pas mizorive në qytetin ukrainas Butsha, Perëndimi po përgatit sanksione të reja ekonoimike kundër Rusisë. Qeveria gjermane dëbon 40 diplomatë rusë.
“Bashkimi Evropian do të përgatisë me urgjencë sanksione të reja kundër Rusisë”, thotë i ngarkuari i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell.
Ai megjithatë nuk bëri të qartë së çfarë sanksionesh janë duke u përgatitur dhe se kur do të merret vendimi për to.
“Masakra në qytetin Butsha dhe në të tjera qytete ukrainase do të përfshihen në listën e mizorive të kryera në tokën evropiane”, tha ai.
BE i dënoi ashpër “mizoritë” e pandehura se janë kryer prej forcave të armatosura ruse.
“Ne jemi solidar me Ukrainën dhe me popullin ukrainas në këto orë trishtimi”, shtoi Borrell.
Ai bëri të qartë gjithashtu, se nga këndvështrimi i BE-së, autoritetet ruse janë përgjegjëse për mizoritë e kryera gjatë pushtimit të tyre. Për të nxjerrë përpara drejtësisë nëpunësit përgjegjës qeveritarë dhe ushtarakë, po mbështeten pakufizim hetimet e nisura nga Gjykata Ndërkombëtare Penale si dhe puna e komisionit hetimor të Komisarit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut. Edhe BE-ja ndihmon Prokurorinë e Përgjithshme ukrainase dhe shoqërinë civile në mbledhjen dhe sigurimin e dëshmive për krime lufte.
Në zonën periferike të Kievit, Butsha pas tërheqjes së trupave të ushtrisë ruse nga ky rajon i kryeqytetit ukrainas janë gjetur qindra kufoma civilësh. Numri i përgjithshëm i të vdekurve nuk është i qartë.
Sipas të dhënave të kryebashkiakut të Butshas, Anatoly Fedoruk, janë varrosur në varr masiv 280 vetë, sepse varrezat janë sulmuar. Prokurorja e Përgjithshme ukrainase Iryna Venediktova bën fjalë për 410 civile të vdekur në rrethin e Kievit.
Gjermania dëbon 40 diplomatë rusë
40 diplomatë rusë duhet të largohen nga Gjermania pasi janë shpallur “persona të padëshiruar”.
Ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock komunikoi, se pjesëtarët e Ambasadës ruse “kanë punuar çdo ditë këtu në Gjermani kundër lirisë sonë, kundër bashkëpunimit dhe shoqërisë sonë”.
Kur diplomatët shpallen persona të padëshiruar, ata duhet të largohen nga vendi.
“Puna e diplomatëve rusë është një kërcënim për ata që kërkojnë të gjejnë mbrojtje te ne. Këtë ne nuk do ta tolerojmë. Këtë ia kemi komunikuar ambasadorit të Rusisë”, deklaroi ajo duke argumentuar vendimin.
Ambasadori rus Sergej Netshajev u thirr në Ministrinë e Jashtme nga sekretari i shtetit, Andreas Michaelis dhe u informua për dëbimin e diplomatëve. Personat e prekur kanë kohë pesë ditë për t’u larguar nga Gjermania. Sipas këtyre informacioneve mendohet, se personat në fjalë mund të jenë të lidhur me shërbimet informative ruse.
Lidhur me mizoritë në qytetin ukrainas Butsha, Baerbock tha, se këto imazhe “dëshmojnë për një brutalitet të pabesueshëm të udhëheqjes ruse” dhe të atyre që që ndjekin propogandën e tyre, “për një zell asgjësimi, që tejkalon çdo kufi”. Imazhe të ngjashme druhet se mund të ketë edhe nga shumë zona të tjera, ku trupat ruse e kanë pushtuar Ukrainën.
“Kësaj mizorie ne duhet t’i kundërvihemi me forcën e lirisë dhe të demokracisë sonë si dhe me humanizmin tonë”, tha ministrja e Jashtme.
Edhe Franca ka dëbuar një sërë diplomatësh rusë. Ata rrezikojnë sigurinë kombëtare, vuri në dukje Ministria e Jashtme në Paris.
“Ky hap është pjesë e një nisme evropiane”, tha MPJ. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjermania ka shitur 50 mijë Bitcoin me çmimin prej 50 mijë eurosh për njësi në korrik
Një përbërës, qindra mundësi gatimi - Ky është sugjuku nga MEKA
Magjia e festave fillon në Albi Mall, ndezja e dritave bëhet më 15 nëntor
Çmimet e ulëta të derivateve në Petrol Company: Mit apo realitet?
"Holiday In 2" – Shtëpia juaj në breg të detit: Zgjedhja e mençur për të ardhmen tuaj
Përveç Bitcoin, një tjetër kriptovalutë ka filluar të rritet pas zgjedhjeve në SHBA
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit