Izraeli shënjestroi Ministrin iranian të Inteligjencës, Esmail Khatib në një sulm gjatë natës në Teheran, sipas një zyrtari izraelit, një ditë pas vrasjes së zyrtarit më të lartë të sigurisë së vendit, Ali Larijani.

Zyrtari tha se Izraeli ende nuk e ka konfirmuar vdekjen e tij, transmeton Telegrafi.


Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz tha të martën se Izraeli do të vazhdojë të shënjestrojë dhe vrasë anëtarë të udhëheqjes së Iranit.

"Kryeministri dhe unë kemi udhëzuar (Forcat e Mbrojtjes së Izraelit) të vazhdojnë ndjekjen e udhëheqjes së regjimit të terrorit dhe shtypjes në Iran", tha Katz në një deklaratë.

Në anën tjetër sot Irani ka nisur një sulm me raketa mbi territorin e Izraelit si shenjë hakmarrje ndaj vrasjes së zyrtarit më të lartë të sigurisë iraniane Ali Larijani. /Telegrafi/