Hamas liroi sot tre izraelitë dhe pesë qytetarë të Tajlandës në Gazë, ndërsa Izraeli filloi të lirojë 110 palestinezë pas një vonese të procesit për shkak të pamjeve kaotike në një nga pikëkalimet ku shumë njerëz u mblodhën rreth të burgosurve.
Arbel Yehud (29), e rrëmbyer nga kibuci Nir Oz gjatë një sulmi të Hamas më 7 tetor 2023, dukej e frikësuar dhe luftonte për të kaluar përmes turmës kur militantët e armatosur e dorëzuan atë te Kryqi i Kuq në një skenë të tensionuar në qytetin jugor të Han Junus.
Një tjetër izraelit, Gadi Moses (80), gjithashtu u lirua bashkë me pesë qytetarë të Tajlandës që po punonin në fermat izraelite afër Gazës kur militantët kaluan kufirin.
One WOMAN. Not a soldier. Just a JEWISH woman.
Arbel Yehud, alone, 481 days and nights in Hamas captivity.
A Jewish woman who’s name was never mentioned by ANY Women’s Rights org – and that includes @unwomenchief -,women’s magazines,celebrities, feminists. Zero, nada.… pic.twitter.com/O5St9sW0WH
— miha schwartzenberg (@mihaschw) January 30, 2025
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se pamjet e dorëzimit ishin tronditëse dhe kërcënoi me vdekje çdo person që dëmtonte të burgosurit.
Ai dhe ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, thanë se urdhëruan vonesën e lirimit të të burgosurve “deri sa të garantohet një kalim i sigurt i të burgosurve në fazat e ardhshme”. Zyra e kryeministrit njoftoi më vonë se ndërmjetësuesit kishin garantuar kalimin e sigurt të të burgosurve në dorëzimet e ardhshme.
Më pas, autobusët arritën në qytetin Ramallah në Bregun Perëndimor, duke transportuar disa nga 110 të burgosurit palestinezë që do të lirohen si pjesë e një marrëveshjeje që ndaloi luftën e cila kishte zgjatur më shumë se 15 muaj.
Zakaria Zubaidi, një nga liderët e Brigadave të Martirëve të al-Aqsas, krahu i armatosur i grupit Fatah, ishte i burgosuri më i njohur palestinez që u lirua. Ai kishte ikur nga burgu në vitin 2021 me tre të burgosur të tjerë, por ishte kapur më vonë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Shpërthimi bëri që nëntë ushtarë rusë të dorëzohen tek forcat speciale ukrainase pranë Pokrovsk

Një zyrtar i Kievit tregon se çfarë do të propozojë Ukraina në bisedimet me SHBA-në në Arabinë Saudite

Pse bisedimet për paqen në Ukrainë po zhvillohen në Arabinë Saudite?

Fluturakja misterioze e Forcave Hapësinore të SHBA-së kthehet në Tokë ndërsa autoritetet nuk flasin mbi atë që kishte bërë gjatë 434 ditëve të saj në orbitë

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa