LAJMI I FUNDIT:

Ivanov në takim me Juncker: Perspektiva evropiane është qëllimi më i lartë strategjik

Ivanov në takim me Juncker: Perspektiva evropiane është qëllimi më i lartë strategjik

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov sot u takua me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, i cili ishte në një vizitë në Shkup, duke shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen dhe perspektivën evropiane të vendit.

Në takim, siç u njoftua nga Kabineti i Presidentit, u diskutua për situatën aktuale politike të Maqedonisë, për procesin e integrimit euroatlantik, si dhe sfidat me të cilat ballafaqohet rajoni dhe Bashkimi Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Presidenti Ivanov shprehi mirënjohje për mbështetjen e Junckerit për perspektivën evropiane të Maqedonisë, e cila është qëllimi strategjik i politikës së jashtme, si dhe angazhimi i tij për të forcuar angazhimin evropian si një investim në në Evropë, të fortë dhe të bashkuar”, thonë nga Kabineti i Presidentit.


“Jam mirënjohës për gadishmërinë e Komisionit Evropian, për ripërtërirjen e rekomandimit në bazë të krieterëve të përmbushura nga ana jonë”, deklaroi Ivanov.

Ai shtoi se zhbllokimi i proceseve të integrimit, do të ndikoj pozitivisht në proceset reformuese dhe gjithë situatën socio-politike në Maqedoni./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori