LAJMI I FUNDIT:

Ivanov në takim të “Procesit Bërdo-Brioni” dhe të “Samitit të 100-të” në Sarajevë

Ivanov në takim të “Procesit Bërdo-Brioni” dhe të “Samitit të 100-të” në Sarajevë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov sot dhe nesër do të merr pjesë në takimin e liderëve të “Procesit Bërdo-Brioni” dhe i Nismës rajonale të biznesit “Samiti 100″, që po mbahet në Sarajevë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në “Samitin e 100-të” të sotëm, përveç shefit të shtetit të Maqedonisë, do të marrin pjesë edhe anëtarët e Presidencave të Bosnjë e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq, Mladen Ivaniq dhe Dragan Çoviq, presidentët e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq, i Sllovenisë Borut Pahor, i Shqipërisë Bujar Nishani dhe i Kosovës Hashim Thaçi, i Malit të Zi Filip Vujanoviq i Serbisë Tomisllav Nikoliq.


Në “Samitin e 100-të” të sivjetëm, të titulluar “Marrëveshje e re për kohë të re”, do të marrin pjesë edhe liderët e biznesit dhe sipërmarrës të shquar dhe ekonomistë nga Evropa Juglindore, ndërsa tema kryesore të diskutimit do të jenë furnizimi i qëndrueshëm me energji elektrike, modeli i ekonomisë qarkulluese, brendimi i rajonit, transporti dhe infrastruktura, krijimi i fuqisë së punës të së ardhmes dhe klaster i industrisë automobilistike.

Në mbledhjen e nesërme të “Procesit Bërdo-Brioni”, sërish, përveç liderëve të shteteve nga rajoni, mysafir special do të jetë presidenti i Italisë, Serxho Matarela.

Në takimin e liderëve të “Procesit Bërdo-Brioni”, në Sarajevë presidentët do të bisedojnë për gjendjet aktuale në rajon, eurointegrimet dhe zgjerimin e Bashkimit Evropian, si dhe për përparimin e bashkëpunimit rajonal. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori