Një person është arrestuar në orët e vona të mbrëmjes së 14 qershorit në Sheshin Skënderbeu në Pejë.

Gjatë kontrollit në çantën e tij policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë me gaz, një karikator dhe 14 fishekë.


Pas intervistimit dhe në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë që hetimet për rastin po vazhdojnë. /Telegrafi/