Iu gjet pushkë gjuetie në veturë, shoqërohet në polici një person në Pejë

Një person është shoqëruar në stacionin policor, për shkak se në veturën e tij është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie me 18 fishekë.
Rasti ka ndodhur në Bjeshkën e Shtedimit në Pejë.
“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të veturës së tij me targa të huaja i është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie me 18 fishekë”, ka njoftuar policia.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals














































