Nuk janë vetëm krerët shtetëror dhe politikanët serbë në Beograd, që nuk po mund ta pranojnë realitetin e ekzistimit të shtetit me emrin Republika e Kosovës, por një gjë të tillë s’po mund ta gëlltisin as mediat e ‘pavarura’ serbe.
Shembulli më i mirë i urrejtjes patologjike serbe, është medalja e artë e fituar sot nga xhudistja kosovare Distria Krasniqi në Lojërat Olimpike në Tokio, shkruan Telegrafi.
Mediat serbe raportuan se xhudistja kosovare fitoi sot të artën në Tokio, por shtetit tonë iu referuan me “takozvano Kosovo” (e ashtuquajtura Kosovë”, e në disa raste edhe “lažna država Kosovo” (shteti i rremë Kosova), ose edhe me fusnotë tek emri Kosovë.
Në krejt këtë frustrim medial serb, mungoi vetëm ta quanin edhe medaljen e Distrias “e ashtuquajtura medalje e artë” në të “ashtuquajturën Olimpiadë”, në të cilën po marrin pjesë edhe vetë.
Të përkujtojmë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë një pritje që u kishte bërë anëtarëve të ekipit olimpik të Serbisë, para nisjes së tyre në Tokio, u kishte dhënë ‘leksione’ se si të sillen me garuesit nga Republika e Kosovës.
Ai kishte thënë se xhudistët serbë në përballje me kundërshtarët kosovar duhet të jenë të qetë dhe se thjeshtë duhet ta bëjnë punën e tyre dhe se politika, sipas tij, nuk do të ndërhyjë.
“Milica dhe Marica, meqenëse do të keni një konkurrent nga e ashtuquajtura Kosova në garë, mos u shqetësoni për asgjë. Ju luani sporte. Fito ose humbi, mos u shqetëso, ne do të jemi me ty. Thjesht bëj punën tënde dhe asgjë tjetër. Ne nuk do t’ju detyrojmë të bëni veprime politike ose asgjë, ne do t’ju mbështesim dhe do t’ju duam dhe nuk do t’ju kërkojmë asgjë”, u kishte thënë Vuçiq sportistëve serbë. /Telegrafi/
Disa nga titujt në mediat serbe:
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania