LAJMI I FUNDIT:

Italia përkrah heqjen e vizave për kosovarët

Italia përkrah heqjen e vizave për kosovarët

Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni është takuar në Romë me ministrin e Brendshëm të Republikës së Italisë, Angelino Alfano.

Në njoftim thuhet se ministrat kanë biseduar për një varg çështjesh të interesit të ndërsjellë nacional dhe në funksion të forcimit të mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale të sigurisë Kosovë-Itali.


“Partneriteti strategjik midis Kosovës dhe Italisë në rrafshin e sigurisë dhe rendit e ligjit është i fortë”, tha ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Skender Hyseni.

Dy ministrat biseduan edhe për krimin e organizuar ndërkombëtar dhe masat dhe veprimet që duhet bërë për luftimin efikas të tij.

“Koordinimi ndërkombëtar dhe këmbimi i informatave është thelbësor në këtë plan”, u tha në takimin e dy ministrave.

Ata u pajtuan që Italia dhe Kosova të bashkëpunojnë ngushtë në luftimin e krimit.

Korridori ballkanik i migrimit të refugjatëve nga Siria, përkatësisht nga lindja drejt zonës Shengen ishte po ashtu temë e bisedës midis ministrit Hyseni dhe ministrit Alfano.

Në mënyrë të veçantë u trajtua çështja e heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës.

Ministri Hyseni nënvizoi se Kosova nuk duhet të mbetet vendi i vetëm i izoluar në Ballkan dhe aprovimi sa më i shpejtë i rekomandimit për heqjen e vizave është në dobi të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe shteteve të Bashkimit Evropian.

Ndërsa ministri Alfano theksoi se Italia përkrah heqjen e vizave për kosovarët.

Çështje tjetër e veçantë që u trajtua nga dy ministrat ishte edhe terrorizmi global dhe ekstremizmi i dhunshëm.

Të dy ministrat u dakorduan që Kosova dhe Italia do të vazhdojnë të bashkëpunojnë ngushtë në përballje dhe luftën këtyre kërcënimeve që tejkalojnë kufijtë nacional të shteteve.

Ministri Alfano falënderoi ministrin Hyseni për vizitën dhe shprehu mirënjohjen e tij të thellë për marrëdhëniet e afërta midis dy shteteve, duke theksuar gatishmërinë e tij dhe të Italisë për të bashkëpunuar edhe më tutje në çështje me interes të veçantë, sikurse është terrorizmi global dhe ekstremizmi i dhunshëm.

Ministri Hyseni kërkoi përkrahjen e mëtejme të Italisë edhe sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Interpol dhe avancimit të bashkëpunimit me Europol-in, si dy mekanizma të rëndësishëm ndërkombëtarë të bashkëpunimit policor.

“Kosova duhet të anëtarësohet në këta mekanizma sa më shpejtë, sepse kjo i kontribuon paqes dhe sigurisë në vend dhe rajon”, u tha mes tjerash ne takimin e sotëm të dy ministrave në Romë.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori