Plani i qeverisë italiane për të ndërtuar qendra emigrantësh në Shqipëri, nuk mund të krahasohet me planin e Britanisë për të dërguar azilkërkues të parregullt në Ruandë, tha të martën ministri i Jashtëm, Italian Antonio Tajani.
Plani u njoftua në fillim të këtij muaji, nga qeveria e krahut të djathtë e kryeministres Giorgia Meloni. Ai shihet si një përpjekje për të penguar largimet në rritje të emigrantëve nga Afrika dhe për të lehtësuar presionin mbi qendrat në të gjithë vendin.
Italia do të ndërtojë dy qendra pritjeje në Shqipëri, të cilat do të strehojnë një maksimum prej 3000 imigrantësh. Kjo shënon rastin e parë që një vend jo anëtar i BE-së bie dakord të pranojë emigrantë në emër të një vendi anëtar.
Në vitin 2016, BE-ja arriti një marrëveshje me Turqinë për të parandaluar imigrantët e paligjshëm që të udhëtonin drejt vendeve të bllokut.
“Emigrantët do të trajtohen sipas standardeve italiane dhe evropiane”, tha Ministri i Jashtëm, Antonio Tajani në një seancë të dhomës së ulët të parlamentit që trajtoi këtë çështje.
Marrëveshja ka ngjallur kritika nga ana e opozitës së majtë italiane dhe grupeve që mbrojnë të drejtat e njeriut. Po kështu ekspertë të çështjeve të sigurisë dhe veprimtarë të çështjeve të migracionit në shqipëri kanë shprehur skepticizëm dhe paqartësitë mbi zbatimin praktik të marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë për të mbajtur mijëra migrantë në territorin shqiptar.
“Marrëveshja e (Italisë) nuk është e krahasueshme me marrëveshjen mes Britanisë dhe Ruandës”, tha zoti Tajani duke iu referuar paktit britanik që është hedhur poshtë nga Gjykata e Lartë e këtij vendi, e cila e ka konsideruar atë si të paligjshëm.
Zoti Tajani u tha ligjvënësve se vetëm imigrantët që kapeshin në ujërat ndërkombëtare dhe që nuk kishin të drejtë të qëndrojnë në Itali do të shkonin në Shqipëri. Ai shtoi se atje nuk do të strehohen fëmijë apo gra shtatzëna. Po kështu zoti Tajani tha se ata që ndodhen në proces riatdhesimi, mund të mbaheshin deri në 18 muaj.
Sipas agjencisë Reuters në marrëveshje thuhet se kampet do të funksionojnë nën juridiksionin italian dhe duhet të hapen në pranverën e vitit 2024.
Ministri Tajani u tha ligjvënësve se Italia do të përballonte të gjitha kostot, përfshirë ato që lidhen me ndërtimin dhe kontrollin e këtyre qendrave si dhe do të paguante 16.5 milionë euro ose 18.00 milionë dollarë, në shpenzime fillestare.
Ligjvënësit e opozitës i kanë kërkuar zonjës Meloni që të kërkojë miratim nga parlamenti të marrëveshjes së negociuar me homologun e saj shqiptar Edi Rama. Por zyrtarët qeveritarë kanë thënë më parë se ligji italian nuk ka ndonjë parashikim strikt mbi këtë çështje.
Megjithatë, zoti Tajani, pasardhësi i ish-kryeministrit Silvio Berlusconi në krye të partisë së koalicionit Forza Italia, tha se administrata do të paraqiste një projektligj për të ratifikuar zyrtarisht paktin me Shqipërinë.
“Ne shpresojmë të miratohet bazuar në një kornizë kohore që është në përputhje me urgjencën e menaxhimit të flukseve në rritje të immigrantëve”, tha ai.
Këtë vit deri më tani në brigjet italiane kanë mbërritur rreth 150 mijë imigrantë, një shifër më e lartë krahasuar me rreth 94 mijë që u shënuan në të njëjtën periudhë të vitit 2022.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës