LAJMI I FUNDIT:

Italia e dëbon shqiptarin që donte ta bënte Papën mysliman

Italia e dëbon shqiptarin që donte ta bënte Papën mysliman

Një 22-vjeçar shqiptar është përzënë nga Italia, pasi u cilësua si i rrezikshëm duke qenë që kishte shfaqur simpati për Shtetin Islamik.

Sipas medieve italiane, i riu shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte i njohur për policinë pasi më 26 shtator të vitit të kaluar ai kishte refuzuar t}i tregonte dokumentet e identifikimit karabinierëve, duke bërtitur se ishte i ISIS-it.

22-vjeçari ishte vendosur pranë kishës Madonna dei Bagni dhe besimtarëve që hynin aty u kërkonte të konvertoheshin në feme Islame.


Të frikësuar nga situata, ata telefonuan karabinierët, të cilët djaloshi shqiptar i bëri të njëjtën ftesë për t’u konvertuar në mysliman.

Më pas ai u kishte rrëfyer karabinierëve se duhej të ishte në arrest shtëpie, por kishte dalë sepse donte të shkonte në Romë, ku do t’i kërkonte edhe Papës të bëhej mysliman.

Verifikimet e mëtejshme zbuluan kontakte me një eksponent të njohur të një objekti kulti, pranë ambienteve të ekstremizmit islamik, i cili ka kontribuar në radikalizimin e tij. Për këtë arsye, pas nxjerrjes nga burgu më 23 shtator 2017, i riu shqiptarë u riatdhesua duke u dërguar në Shqipëri me një aeroplan nga Bolonja në Tiranë, me dekretin e firmosur nga ministri i brendshëm italian për motive të sigurisë së shtetit. /Shqiptarja/

Në trend Lajme

Më shumë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Lajme
Gjykata urdhëron Kurtin të dëshmojë, avokati Gashi: Gjithçka është e politizuar dhe e panevojshme

Gjykata urdhëron Kurtin të dëshmojë, avokati Gashi: Gjithçka është e politizuar dhe e panevojshme

Drejtësi
Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Drejtësi
Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Lajme
Kalo në kategori